E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadan Muja: Jam i pafajshëm

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka deklaruar para trupit gjykues se është i pafajshëm. “Jam i pafajshëm”, tha Muja. Ai ka thënë se e kupton akuzën. Të pafajshëm kanë deklaruar edhe drejtoret e tjerë.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja paraqitet në gjykatë duke qeshur. I pari i Prizrenit, bashkë me drejtorët e tij, është ulur në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren.

Muja për dallim nga herëve tjera ka hyrë në gjykatë duke qeshur. Ai para se të ulet në bankën e të akuzuarve është përshëndetur veç e veç me secilin avokat të të akuzuarve.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./Prizrenipress/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›