E Diel, 1 Nëntor 2026

Stojanoviq: Serbët vetëm institucionalisht mund “të luftojnë” në Kosovë

 Serbët duhet të kuptojnë se vetëm institucionalisht mund të “luftojnë” në Kosovë, ka thënë kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanoviq, transmeton agjencia serbe, Beta.

Stojanoviq ka thënë se planifikon që në zgjedhjet e ardhme komunale në Kosovë të garojë i pavarur, si iniciativë qytetare.

Stojanoviq, i cili është zëvendës i kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), në një intervistë për Beta-n ka thënë se me kolegët e tij politikë dhe me ndihmën e qytetarëve i ka bërë përgatitjet përfundimtare që si iniciativë qytetare të konkurrojë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë.

"Bëhet fjalë për iniciativën qytetare e cila grumbullon njerëz të cilët jetojnë në hapësirat e komunës së Graçanicës, dhe të cilët janë të gatshëm që të bashkohen me njerëz nga komunat e tjera”, tha Stojanoviq.

Sipas tij, brenda 10 ditëve do të dihet gjithçka rreth iniciativës qytetare e cila pas marrëveshjeve politike do të paraqitet të KQZ-ja. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›