E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramadan Shehu, trajneri i ri ElbasanitRamadan Shehu gjatë karrierës së tij ka drejtuar gjashtë ekipe: Tirana, Partizani, Vllaznia, Besa, Flamurtari e Shkumbini. Shehu nënshkroi një kontratë deri në fund të sezonit, pasi do të jetë njëkohësisht

Ramadan Shehu është trajneri i ri i Elbasanit, duke zëvendësuar Faruk Sejdinin, të vetëlarguar nga verdheblutë pas një serie të gjatë negative rezultatesh. Trajneri i Kombëtares U-19 është trajneri i tretë sezonal i Elbasanit.

Mirel Josa e drejtoi Elbasanin deri në javën e 19-të. Më pas në bankinë u ul Faruk Sejdini (20-26), ndërkohë që në javën e 27-të në takimin Tirana-Elbasani (3-0) skuadra u drejtua nga zëvendëstrajneri Ilirjan Filja.

Ramadan Shehu gjatë karrierës së tij ka drejtuar gjashtë ekipe: Tirana, Partizani, Vllaznia, Besa, Flamurtari e Shkumbini. Shehu nënshkroi një kontratë deri në fund të sezonit, pasi do të jetë njëkohësisht edhe trajneri i përfaqësueses U-19. 

Aktualisht, Elbasani ndodhet në vendin e 10-të me 27 pikë, duke lënë pas vetëm Apoloninë e Bylisin (të dyja me nga 25 pikë). Në përballjen e parë të tij me Elbasanin, trajneri Ramadan Shehu do të ketë përballë Bylisin, në një sfidë mbijetese.

Trajnerët e Superiores /  SEZONI 2008 - 2009

SHKUMBINI    
Gugash Magani

TEUTA             
Sulejman Starova

DINAMO          
Zlatko Daliç (Jep dorëheqien në javën e 19-të). Në javën e 20-të vjen Shkëlqim Muça.

PARTIZANI      
Hasan Lika (Jep dorëheqien në javën e 8-të). Në javën e 9-të caktohet Shpëtim Duro.

ELBASANI                
Mirel Josa (Bordi Drejtues e shkarkon pas javës së 19-të). Në javën e 20-të vjen Faruk  Sejdini. Në javën e 26-të Sejdini dha dorëheqjen. Në javën e 27-të drejton Ilirjan Filja. Nga java e 28-të në bankinë ulet Ramadan Shehu.

TIRANA            
Blazh Slishkoviç (Jep dorëheqien në javën e 14-të). Në javën e 15-të vjen Agustin Kola.

VLLAZNIA       
Agim Canaj (Jep dorëheqien në javën e 22-të). Në javën e 23-të vjen malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç.

APOLONIA      
Gerti Haxhiu (Jep dorëheqien në javën e 9-të). Në javën e 10-të vjen boshnjaku Esad Karishik.

BESA
Iljaz Haxhiaj (Jep dorëheqien në javën e 3-të). Në javën e 4-t caktohet Ilir Daja (Jep dorëheqien në javën e 20-të). Në javën e 21-të vjen Ilir Biturku.

FLAMURTARI 
Slavko Kovaçiç (Jep dorëheqien në javën e 9-të). Në javën e 10-të vjen Edmond Liçaj. Në javën e 18-të largohet duke akuzuar për shitjen e ndeshjes me Apoloninë, në javën e 19-të vjen Eqerem Memushi.

BYLIS              
Faruk Sejdini (Jep dorëheqien në javën e 3-të). Në  javën e 4-t skuadrën e drejtoi Dashnor Dume. Në javën e 5-të vjen  Hysen Dedja.

LUSHNJA        
Artan Bano (Jep dorëheqien në javën e 1-rë). Në javën e dytë caktohet Saimir Malko (Jep dorëheqien në javën e 8-të). Në javën e 9-të caktohet Vasil Bici (Largohet në javën e 17-të, në janar 2009 shkon drejtor i sporteve në MTKRS). Vjen Ilir Gjyla në javën e 18-të.

NË 12 SKUADRAT NË TËRËSI KANË DREJTUAR 28 TRAJNERË

Nuk i kanë ndryshuar trajnerët

1.      Shkumbini
2.      Teuta

I kanë ndryshuar trajnerët

1. Partizani              2 herë
2. Tirana                  2 herë
3. Apolonia             2 herë
4. Dinamo               2 herë
5. Elbasani              3 herë
6. Vllaznia               2 herë
7. Flamurtari           3 herë
8. Bylis                    3 herë
9. Besa                    3 herë
10. Lushnja             4 herë

E Marte, 14 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›