E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramaj, gol në fitoren e ErzgerbirgeGoli i katërt sezonal në 8 ndeshje për kosovarin

Rrjetet sociale:

Alban Ramaj shënoi një gol në fitoren 2-0 të Erzebirge Aue kundër Rot-Vajs Erfuhrt në Bundesliga 3. Goli i katërt sezonal në 8 ndeshje për kosovarin. Ramaj luajti deri në minutën e 88-të. Skerdilajd Curri u zëvendësua në minutën e 66-të.

Në Bundesligën 2, Augusburgu i Kapllanit barazoi 1-1 me Karlsruhen. Kapllani nuk ishte as në stol.

Të premten, Arminia Bielefeld e Besart Berishës fitoi 1-0 me Alemania Aachen. Berisha qëndroi gjatë gjithë takimit në bankinë.

Të dielën, Bokum i Mërgim Mavraj (luajti nga minuta e 25-të) humbi në transfertë 2-0 me Borusian e Dormundit.

Të shtunën, Albert Bunjaku shënoi dy gola (26’, 80’) në fitoren 3-0 të Nurembergut kundër Hertës së Berlinit në takimin e Bundesligës 1.

Numri i klikimeve - 1636
  E Diele, 18 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›