Shpërblehet aktorja MacLaine

78-vjeçares iu dha shpërblimi nga aktorja Meryl Streep në ceremoninë e mbushur me yje.
Shpërblimi u jepet atyre ‘talenti i të cilëve në një mënyrë themelore e ka avancuar artin e filmit’.
Aktorja Shirley MacLaine ka luajtur në më shumë se 50 filma, përfshirë edhe filmin fitues të çmimit Oscar, ‘Terms of Endearment’.
Ajo ka qenë e nominuar edhe për disa shpërblime nga Academy Awards me filmat si ‘Steel Magnolias’, ‘The Apartment’ dhe ‘Postcards From The Edge’.
Sëfundmi ajo ka luajtur në filmin ‘Bewitched’ dhe në komedinë romantike ‘Valentine's Day’ dhe pritet të paraqitet në seritë e ardhshme të ITV1 ‘Downton Abbey’.
Një numër i aktorëve të tjerë e nderuan kolegen e tyre MacLaine në ceremoninë e marrjes së çmimit, përfshirë John Travolta, Jack Nicholson dhe Carrie Fisher.