Kryeministri i Kosovës Thaçi, nesër vizitë në Bruksel

Me ftesë të shefes së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherin Ashton, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nesër do të udhëtojë për vizitë në Bruksel.
Në takimin Thaçi- Ashton do të diskutohet për ecurinë e dialogut Prishtinë – Beograd, të lehtësuar nga BE-ja, zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë dialog, marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe çështje të tjera me rëndësi.