E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramazzotti konfirmon anulimin

Gazeta “Express” ka kontaktuar me stafin e Eros Ramazzotit, me ç'rast edhe në mënyrë zyrtare, është konfirmuar se koncerti është anuluar.

Express ka dërguar disa pyetje në drejtim të faqes zyrtare të këngëtarit italian, në mënyrë që të sqarohet se cilat janë shkaqet e anulimit të koncertit. Se i kujt është faji i anulimit, a janë fajtorë organizatorët lokalë apo të vetë Ramazzottit, apo është problem edhe pagesa në drejtim të këngëtarit. Këto ishin disa pyetje derisa Përgjigja ishte e thjeshtë dhe pa hyrë në shumë detaje.

“Koncerti i paraparë të mbahet në Prishtinë me 30.07.2010, nuk do të mbahet. Informatat e mëtutjeshme do epen në ramazzotti.com sa ma shpejt që është e mundur”, tha Franco Lionetti (LYLA), Staff i ERFC.

Sa për dijeni dhe nëse shikoni në datën e turneve të Ramazzottti, Prishtina është i vetmi vend ose koncert i paraparë por i anuluar.

Ky gjest apo ky mos profesionalizëm si nga organizatorët por edhe nga gjithë të involvuarit në koncert tregon se sa të papërgatitur janë kosovarët për një organizim të tillë. Faji i dështimit hidhet në dy palë të involvuara.

Afrim Muqiqi, njëri nga drejtuesit e Stadiumit të Prishtinës nuk ka dashur që pajisjet disa milionëshe të hynë në stadiumi. Muqiqi ka “ngrirë kokën” duke thënë se duhet të këtë një kontratë e pranim dorëzimit mes Stadiumit të Prishtinës dhe kompanisë që pritej ta organizonte koncertin “UBBOSS”.

Muqiqi pati thënë se e ka pritur zonjën Armenda Filipaj ta nënshkruajë kontratën derisa ajo nuk e ka nënshkruar.

Në anën tjetër Filipaj thotë se kontrata mes Ministrisë së Kulturës dhe Stadiumit të Prishtinës për lëshimin stadiumit për të ka pas domethënien që nuk ka pas për një kontratë shtesë por ndoshta vetëm shtim i një neni brenda kontratës. Por koncerti dështoi dhe 6.326 fansat e Ramazzottit në Facebook (Eros RAMAZZOTTI Koncert ne Prishtine) tashmë kanë hedhur kritika si në drejtim të Afrim Muqiqit por edhe në drejtim të organizatorëve. Ata ndihen të zhgënjyer.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›