E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rambo përfundon dhimbshëm

Aktori hollivudian, Silvester Stalone, ka bërë të ditur për adhuruesit se në pjesën e fundit të sagës filmike Rambo vritet.

Fillimisht, për mediat amerikane Stalone ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë xhirimi i edhe një pjese të filmit për “makinën e përkryer të vrasjes”, Rambon.

Ajo për nga Rambo i ri do të dallojë nga pjesët e tij të kaluara është se me këtë pjesë do të përmbyllet saga filmike me të njëjtin emër. Shkak për këtë është vendim të krerëve të studios hollivudiane për shuarjen e franshizës nuk janë vitet e Silvester Stalone’s e as mungesa e inspirimit për shkrimin e skenarëve të rinj, por vrasja e Rambo’s.

"Dëshiroj të xhiroj edhe një Rambo”, tha Stalone për mediat amerikane. "Planifikoj që atë ta shpijë në Arizona, ku do të konfrontohet me një bandë dilerësh meksikanë”.

I pyetur nëse Rambo do të vritet kësaj radhe, Stalone u përgjigj shkurt: “Po”.

Data fillimit të xhirimit të pjesës së fundit të Rambo’s ende s’është bërë e ditur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›