E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos e harroni Japoninë

Në njëvjetorin e tërmetit dhe tsunamit katastrofal, pop këngëtarja amerikane, Cyndi Lauper, të hënën i bëri thirrje botës që të mos e harrojë Japoninë.

Këngëtarja e hiteve "Time After Time" dhe "Girls Just Want to Have Fun" fillon një turne në Japoni. Ajo atje vizitoi zonat e goditura nga katastrofa. Lauper (58) deklaroi se në veri të Japonisë gratë e atjeshme ia dhanë një ëmbëlsirë, me premtimin se nuk ishte e kontaminuar, njoftoi agjencia AFP.

"Ky edhe është problemi. Askush nuk po shkon në veri. Njerëzit e atjeshëm s’mund të izolohen. Ndoshta kanë probleme me rrezatimin, megjithëse, me sa di unë, askush s’mund të infektohet përmes shtrëngimit të duarve ose përqafimit me dikë atje”, tha ajo.

"Mënyra e vetme për ecje përpara është me përfshirjen e tyre”, shtoi Lauper.

Disa dhjetëra mijëra njerëz të dielën shënuan njëvjetorin e katastrofës natyrore, dhe të asaj bërthamore në Fukushima. Ata i bënë thirrje botës që të ndërpres shfrytëzimin e energjisë bërthamore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›