E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci Rama Vendimet selektive dhe zhgenjyese

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka konsideruar vendimet e dhëna nga Gjykata për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, si selektive dhe zhgënjyese.

"Procesi gjyqësor i tragjedisë së Gërdecit tronditi opinionin publik. Vendimi i dhënë ishte një zhgënjim dhe goditje për prokurorinë. Ne do të bëjmë që drejtësia të funksionojë njëlloj për të gjithë", u shpreh Rama në mbledhjen e grupit parlamentar, zhvilluar ditën e martë.

Në fjalën e tij Rama theksoi se pushteti i sotëm kërkon të rrënojë të gjitha themelet e barazisë para ligjit ndërkohë që PS-ja do të bëjë çmos që barazia para ligjt të jetë themeli i kontratës së saj qeverisëse me qytetarët.

Rama shtoi se është e domosdoshme nxitja e mëtejshme të procesit të reformave që lidhen me statusin e kandidatit në kuadrin e rekomandimeve të BE-së. “Gjykata administrative është një sfidë e madhe që duhet ndarë me ekspertët ndërkombëtarë dhe me ekspertizën e huaj në Shqipëri, me komunitetin e juristëve dhe të biznesit” ka theksuar Rama ndërsa shtoi se nesër do të zhvillohet një dëgjesë publike për gjykatën administrative.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›