E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramës, të pabesit të politikës, i ikin aleatët - i mbush karriget me katër formacione komuniste

26-01-2013 / Gazeta 55

Ikja nga koalicioni opozitar i kreut të PBDNJ-së e PDS, Vangjel Dule e Paskal Milo ka detyruar kreun e opozitës Edi Rama të rikthejë bashkëpunimin me katër parti komuniste dhe Kurt Kolën. Edi Rama bëri bashkë në tryezën opozitare disa kryetarë partish jo parlamentare ku binte në sy Qemal Cicollari kryetar i Partisë Komuniste Shqiptare, Marko Dajti kryetar i partisë së Punës Shqiptare e Reformuar, Preng Cuni kryetar i partisë Komuniste Shqiptare e Reformuar të cilët ishin në një tavolinë me Spartak Ngjelën dhe Kurt Kolën, ish- të përndjekur që kanë mbyllur sytë për vuajtjet e qindra mijëra njerëzve për interesat e ngushta politike. Edi Rama është detyruar të rekrutojë  komunistët e zinj të Enver Hoxhës për të magnezuar votat e ish-nostalgjikëve, ish Sigurimsave, ish-antarëve të zellshëm të partisë, ish-kryetarëve të koperativave, ish-byroistëve si Nexhmije Hoxha e Vito Kapo duke ia ngjitur shtojcave të PS, si G99, PSV91, PSM, etj. Për të mundur Sali Berishën, kreu socialist është zotuar që të bëjë aleancë me këto zgjatime komuniste me frymë totalitare. Në të gjithë Evropën partitë komuniste janë zhdukur nga skena politike dhe nuk qasen më nga partitë e mëdha liberale, në Tiranë Partia Socialiste në kryesimin e Ramës shkon kundër erës europian duke kthyer në diskursin publik ideologji të varrosura në shekullin e kaluar e që përfaqësojnë një lloj të menduar asgjësues për kundërshtarit.  Mirëpo kjo gjë sikur nuk i intereson fare Edi Ramës. Tashmë nuk bëhet më fjalë për një zotim të tij, por nga mbledhja e parë e tryezës së opozitës  është një realitet.  Kreu i opozitës Edi Rama ka mbledhur për herë të parë për këtë vit 4 krerë partish komuniste, të cilët me shumë gjasa do të jenë dhe aleatët e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  C’është e vërteta, ky koalicion e vërteton plotësisht qëllimin e rilindjes së komunizmit në Shqipëri. Pinjollët e bllokut nuk kanë më turp. Ata janë të gatshëm të rikthejnë “nën armë” të gjithë shërbyesit e gjallë të regjimit të kaluara komunist. Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci, Ilir Xhelil Gjoni, Dashnor Myslym Peza, Ditmir Sulejman Bushati kanë dalë në popull për të kërkuar votën e “rilindjes” se epokës së baballarëve të tyre. Megjithatë “Rilindja” po gjen vështirësi në opinionin qytetar pasi Rama frymëzon një alternativë radikale të zgjidhjes së punëve publike, ndërsa qytetarët janë të lodhur nga fillimi gjithmonë nga zeroja. Afërmendsh rrethi i ngushtë i Ramës i largon edhe më larg qytetarët teksa shikojnë ekstremistë të gjuhës së martirëve si Spartak Ngjela e Skënder Ginushi.    
Flamur Noka: Shqiptarët të hedhin Ramën në koshin e historisë/Ministri i Brendshëm, njëkohësisht dhe deputeti i zonës, Flamur Noka është takuar me simpatizantë të Partisë Demokratike në Has. Gjatë takimit ai u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin Shqipërinë europiane. Ai ka akuzuar kreun socialist se bllokoi integrimin e vendit në BE pasi urren shqiptarët dhe zhvillimin. “Më 23 qershor shqiptarët do të hedhin në koshin e historisë kryesocialistin Edi Rama i cili bllokoi shqiptarët dhe se di të bëjë politikë vetëm me kufoma. Këto deklarata ministri i Brendshëm i ka bërë gjatë një takimi të organizuar në rrethin e Hasit, në 22-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të këtij rrethi. Ai i ka ftuar qytetarët hasjanë që më 23 qershor të votojnë alternativën e Partisë Demokratike,platformën e ndryshimit dhe ecjes përpara të vendit.

Simon Miraka: E papranueshme që shtresa e të persekutuarve të ulet në një tryezë me persekutorët

“Jo” koalicionit me PS, ende s’janë tharë plagët e komunizmit

Ish të përndjekurit e regjimit komunist e cilësojnë të pamoralshme renditjen përkrah Edi Ramës të ish të dënuarit politik, Kurt Kola. Në gjysmë- tryezën e mbledhur nga kreu i opozitës, Kola figuron si kryetar i Partisë Rruga e Lirisë, forcë kjo që nën drejtimin e tij, ka vendosur të aderojë përkrah PS-së në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse në letër mbron interesat e ish të dënuarve të regjimit. Një fakt të tillë ai e pohoi dje gjatë deklarimeve mediatike, kur tha se, raportet mes komunistëve dhe ish të përndjekurve “janë të shkuara të harruara”. Edhe pse ka një pozicionim të qartë të Kurt Kolës “pro” koalicionit të majtës, reagime të ashpra kanë ardhur nga shoqatat e ish të përndjekurve, përmes kreut të Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka.
Sipas tij, një aleancë e tillë është e paimagjinueshme, kur ende plagët janë të hapura dhe ende nuk janë dënuar krimet çnjerëzore të komunizmit. “Pamja e një përfaqësuesi të ish të përndjekurve, në takimin me aleatët e PS-së, ku në krah kishte një përfaqësues të Partisë Komuniste, jo vetëm për mua, por për gjithë të përndjekurit politikë është e paimagjishueshme. Është e pakonceptueshme, një aleancë e tillë, kur ende plagët janë të hapura, ende nuk janë dënuar krimet e komunizmit”- deklaroi ai. Kuptohet se Edi Rama e përdori tryezën e partive për ngjalljen e elementëve provokativë, pasi uli përballë njëri-tjetrit xhelatin dhe viktimën. Sikurse, normalisht që nuk mban përgjegjësi, pasi ia ka arritur qëllimit qëkur një vuajtës i burgjeve të diktaturës pranon të bëhet vegël e makinacioneve poshtëruese të pinjollit të nomeklaturës.

 
Enver Reçi: Petro Koçi u ul me Ramën, për të fituar një mandat për veten e tij

Reagon sekretari Organizativ i PSV ‘91: Në tryezë u rreshtuan parti fantazmë

Sekretari Organizativ i PSV ’91, Enver Reçi thotë se kreu i kësaj force politike, Petro Koçi ulet në tryezën e thirrur nga Edi Rama, pasi kërkon të fitojë një mandat për veten  e tij. Sipas Reçit, në këtë parti nuk ka pasur asnjë vendimmarrje për një koalicion me Partinë Socialiste. “Unë de jure jam Sekretar Organizativ i PSV ‘91. Kjo strukturë organizative minimalisht ka vite që nuk mblidhet. Kurse miku im Petro del gjithmonë dhe flet në emër të partisë pa u konsultuar dhe në statut thuhet që për vendime të rëndësishme, vendimet merren nga organizmat dhe jo kryetari. Vendimi i kryetarit mund të jetë persona, i cili dëshiron të jetë pjesë e listave për tu bërë deputet”, shprehet Sekretari Organizativ Enver Reçi. Ish anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-së komenton dhe tryezën e koalicionit të opozitës. Ai thotë se në të janë rreshtuar parti fantazim, pa struktura reale apo elektorale. “Deklarohet se do të mblidhen edhe qelbësirat për të rrëzuar Berishën. Nuk e di nëse ata që ishin në tavolinë konsideroheshin të tillë. Këto tryeza për të mbledhur koalicionin, ku shpesh gjen parti fantazim, ku shpesh gjen kryetar partie që pretendojnë se kanë parti, por që në fakt nuk mbledhin kurrë forumet, do të thotë që kjo është më shumë një shfaqe”- deklaroi sekretari organizativ i PSV ’91, Enver Reçi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›