E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramiz Alia para plenumit te 73-shit qe i kerkonte jeten Kam qene fajtor

Per here te pare pas 38 vjetesh zbardhet procesverbali teper sekret i plenumit qe kryqezoi njerezit e kultures. Si i shpetoi Alia ciklonit te Enver Hoxhes

HYRJA

Si dhe cfare ka ndodhur ne te vertete

Plot 38 vjet me pare pikerisht me 26 qershor te vitit 1973 ne nje nga sallat misterioze te ish-Komitetit Qendror te Partise se Punes e njohur si salla e mbledhjeve te Partise kishte filluar te luhej nje nga tragjedite me te shemtuara te sistemit komunist. Pikerisht ne oren 0900 te mengjesit te asaj dite nen drejtimin e vete Enver Hoxhes kishte filluar punimet Plenumi IV i Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise. Tema e punimeve te atij plenumi e cituar nga vete Hoxha Te thellojme luften ideologjike kunder shfaqjeve te huaja kishte vene ne qender te kritikes dy nga njerezit me te fuqishem te artit dhe kultures ne Shqiperi pikerisht Todi Lubonjen dhe Fadil Pacramin.

Askush nuk mund ta mendonte ne fillim te punimeve te atij plenumi se synimi i Enver Hoxhes i cili qe prej festivalit te 11-te te kenges ne radiotelevizion kishte qene teper agresiv me njerezit e propagandes se partise qe drejtonte ishte eliminimi i njerezve te shumenjohur Fadil Pacrami dhe Todi Lubonja. Ai plenum i cili eshte bere sa i famshem aq dhe misterioz ishte plenumi i pare qe u versul mbi njerezit e larte te shtetit dhe te Partise me te gjithe forcen e agresivitetit. Ishte ai i cili per here te pare asgjesoi shtyllat me te cilat personifikohej arti dhe kultura duke treguar njekohesisht se pushteti i Enver Hoxhes kishte marre nje tjeter drejtim ate te goditjes se njerezve te vet.

Ne kete situate teper te veshtire mesohet se per vete zevendesin e ardhshem te Enver Hoxhes Ramiz Aline thuhet se eshte meshiruar nga Enver Hoxha. Pikerisht per kete arsye qe prej asaj dite deri ne ditet e sotme pra per 38 vjet me radhe ne opinionin e gjere eshte aluduar duke hamendesuar madje edhe duke ngritur legjenda subjektesh se si ka pasur mundesi qe Ramiz Alia qe ne ate kohe ka mbuluar propaganden ne Komitetin Qendror te Partise ti shpetonte shpates vdekjeprurese te Enver Hoxhes. Ajo situate eshte interpretuar ne menyra nga me te cuditshmet per vete faktin se Ramiz Alia eshte njeriu i vetem i nomenklatures se larte qe shpetoi pa u prekur ne nje kohe qe u godit fuqishem puna ne drejtim te propagandes se partise te cilen ai mbulonte duke e cilesuar se pikerisht aty kishte pasur ndikime te qellimshme te veprimtarise antiparti. Gjithsesi ai plenum i cili do te hapte siparin e shume te tjereve derisa te asgjesonte perfundimisht udheheqjen me te larte te shtetit arriti te kryqezonte dhe te bente simbol te armiqve ne art dhe kulture dy miqte e Ramiz Alise pikerisht Todi Lubonjen dhe Fadil Pacramin.

Pas atij plenumi do te vinin me radhe ata qe do te godisnin njerezit e fuqishem te ushtrise e me vone njerezit qe drejtonin ekonomine duke e vazhduar gjuetine ne menyre te tille qe te eliminoheshin jo vetem ish-ministrat e Brendshem Kadri Hazbiu e Fecorr Shehu por edhe vete Kryeministri i hekurt Mehmet Shehu.

Megjithese askush nuk mund ta merrte me mend se ku do te perfundonte lufta e Plenumit IV qe hyri ne historine komuniste te Shqiperise si Plenumi qe mprehu shpaten e Enver Hoxhes ndaj armiqve te brendshem te Partise te gjithe filluan te kuptonin se ai vete po shpaloste para bashkepunetoreve me te afert nje platforme te re te drejtimit dhe te veprimit. Per here te pare nga te gjithe njerezit e asaj salle qe njiheshin si drejtues te shtetit u mesua se pas asaj dite askush prej tyre nuk ishte i garantuar nga akuzat dhe prangat. Per tri dite me radhe qe prej ores 0900 e deri ne oret e vona ne datat 26-28 qershor te 1973-shit ajo salle ne godinen e Komitetin Qendror qe mbahej si relikte e unitetit dhe drejtimit te Partise oshtiu nga percarja dhe akuzat per njerezit qe Enver Hoxha kishte synim ti eliminonte. Me shume se kurre aty degjoheshin thirrje dhe te bertitura nen ison tradicionale te servilosjes ndaj Enver Hoxhes. Por cilat ishin akuzat qe u ngriten ne ate Plenum vdekjeprures ndaj Todi Lubonjes dhe Fadil Pacramit qe per me se 32 vjet kane mbetur enigme per te gjithe popullin. Cilet ishin diskutantet qe hodhen me shume balte ndaj kolegeve te tyre te artit dhe kultures Cili ka qene ne te vertete roli i Ramiz Alise ne perpilimin e akuzave qe hidheshin ne ate salle Cfare kane thene ne diskutimet e tyre Hysni Kapo Ramiz Alia Manush Myftiu Hekuran Isai Mehmet e Fiqret Shehu Mihallaq Zicishti Rrapo Dervishi Nexhmie Hoxha Vito Kapo etj. Situata e Todi Lubonjes si ish-drejtues i Zerit te popullit dhe i Radiotelevizionit Shqiptar i cili degjonte prej kolegeve dhe shokeve te tij te afert akuza te tilla si liberal njeri qe kishte zbutur me qellim autoritetin e Partise me punen e tij gjithmone ishte udhehequr nga fryma liberale aq sa ne vitin 1964 per faqosjen e Zerit te popullit kishte huazuar gazeta te huaja. Ai u akuzua me alibi te tilla se kishte lejuar qe ne televizion te beheshin emisione ku dilnin njerez me favorite apo me pantallona te modes etj. etj. Madje ai u akuzua se kishte vonuar me qellim propagandimin e nje fjalimi te Enver Hoxhes. Por cfare tha vete Todi Lubonja ne diskutimin e tij Pse ai u detyrua qe tu mbante iso te gjithe akuzuesve te tij dhe cila ishte kuraja qe ai guxoi te mbronte veten. Kerkesa qe i ka bere ne fund te plenumit dhe Enver Hoxhes. Kryesore eshte fjala qe ka mbajtur vete Enver Hoxha i cili ne mbyllje te plenumit saktesoi edhe shkallen e ndeshkimit te bashkepunetoreve te tij.

Gjithsesi gjithcka qe ka ndodhur ne ate plenum deri sot ka mbetur enigme. Askush nuk ka mesuar saktesisht se cila ishte konkretisht mbrojtja qe Ramiz Alia te cilit i rrezikohej jeta ka bere ne ate mbledhje. Qendrimi qe ai mbajti ne lidhje me raportin e tmerrshem te Enver Hoxhes ku kerkoheshin propozime konkrete per te bere viktimat e planifikuara. A eshte e vertete se pikerisht Alia per te mbrojtur veten sic thuhet ne opinion ka hedhur balte mbi miqte e tij te vjeter Pacrami dhe Lubonja Gjithcka qe ai ka deklaruar ne fjalen e tij te mbajtur ne oren 0900 te dates 27 qershor pikerisht me fillimin e dites se dyte te punimeve te plenumit per here te pare sot pas 38 vjetesh pasqyrohet ne shkrimin e meposhtem te zbardhur korrektesisht nga procesverbali origjinal i siguruar tashme nga redaksia e standard.

Ndersa diten e pare ne dy seanca kishin folur Enver Hoxha Jashar Menzelxhiu Manush Myftiu Hekuran Isai Rrapi Gjermeni dhe Hysni Kapo ne diten e dyte seanca e trete filloi pikerisht me fjalen e Ramiz Alise qe me lloj-lloj menyrash eshte munduar te nxjerre gabimet e tij dhe te beje nje mbrojtje spektakolare duke akuzuar sa majtas djathtas. Ne mbeshtetje te raportit te Enver Hoxhes ai u versul mbi koleget e tij Lubonja dhe Pacrami. Per efekt redaktimi revista merr persiper te botoje vetem paragrafet qe hedhin drite mbi enigma te panjohura te asaj fjale duke eliminuar pjese te diskutimit ku behen aludime te pergjithshme te tipit rutine.

Seanca e trete

Paradite ora 800 e dates 27.6.1973

Shoku Ramiz Alia anetar i Byrose Politike dhe sekretar i KQ te PPSH.

Fjalimi fillon me sukseset e Partise ne luften kunder shfaqjes se kapitalizmit

Partia jone qe nga themelimi i saj e vazhdimisht ka bere nje lufte te vendosur per te ruajtur te paster vijen e vet marksiste-leniniste si garanci kryesore per te cuar perpara revolucionin e ndertimin socialist ne vendin tone. Ne menyre te vecante gjate dekades se fundit duke nxjerre mesime nga tragjedia qe ndodhi ne Bashkimin Sovjetik e ne disa vende te tjera ish-socialiste partia me ne krye shokun Enver ka bere nje pune kolosale e ka marre shume masa te rendesishme me qellim qe ti mbyllej shtegu e ti pritej rruga cdo mundesie te shfaqjes se revizionimit e te restaurimit te kapitalizmit qe ne Shqiperi te ruhej paster e te forcohej panderprere diktatura e proletariatit te mbahej gjalle e te ngrihej gjithnje e me lart fryma revolucionare. Dhe ketij qellimi partia ia ka arritur me sukses te plote...

Mbeshtet dhe i ben jehone raportit te Enver Hoxhes

...Problemi qe shqyrton ky plenum lufta kunder ndikimeve te ideologjise se huaj borgjezo-revizioniste eshte me rendesi shume te madhe per thellimin e procesit te revolucionarizimit te gjithe jetes se partise e te vendit per vete fatet e socializmit. Raporti qe mbajti shoku Enver te cilin une e aprovoj plotesisht eshte nje dokument programatik me pergjithesime te rendesishme teorike. Ne te jo vetem u behet nje kritike e plote marksiste-leniniste ndikimeve te huaja liberalo-borgjeze e shfaqjeve te tyre ne fusha te ndryshme te jetes e veprimtarise sone por tregohen edhe rruget e luftes ne menyre qe keto apo te tjera shfaqje te huaja te mos gjejne kurre terren per tu gjalleruar e perhapur.

Ne raportin e shokut Enver analizohen thelle si faktoret objektive ashtu edhe dobesite e te metat subjektive qe kane kushtezuar shfaqjen te ne te liberalizmit dhe te ndikimeve borgjezo-revizioniste. Duke folur per faktoret subjektive ne raport nje kritike e forte i behet punes se partise vecanerisht punes se saj edukative e propagandistike...

Ben analizen e gabimeve te tij

...Ne raport konkretisht ka kritika edhe per punen e aparatit te propagandes te KQ te cilin e drejtoj une. Dua qe ne fillim te diskutimit tim te ndalem ne kete ceshtje.

Si e gjithe partia e cdo komunist edhe une e shoket e mi te sektoreve ideologjike te aparatit te KQ kemi bere analizen kritike te punes sone. Ne kemi punuar me te gjitha forcat e me ndergjegje per te zbatuar drejt direktivat e mesimet e partise e te shokut Enver ne te gjitha drejtimet ne lufte si kunder konservatorizmit ashtu edhe kunder liberalizmit. Por fakti qe ne disa fusha te ideologjise e te kultures si ne art e letersi ne RTV ne rini etj. u shfaqen ndikime te huaja na ngarkon edhe ne me pergjegjesi. Del se ne nuk iu jemi kundervene me vendosmeri e ne te gjitha rastet ketyre fenomeneve negative se ndihma jone per organizatat e partise ne luften kunder ndikimeve te huaja ka qene e dobet. Kjo tregon se ne punen tone ka pasur mjaft te meta te cilat na kane penguar ne luften per zbatimin si duhet te direktivave te partise dhe per mbrojtjen e vijes se saj te drejte.

Ketu une nuk do te flas per te gjitha dobesite e punes se propagandes se partise te cilat dalin qarte ne raportin qe mbajti shoku Enver por ne menyre te vecante dua te ndalem ne shkaqet pse ne shoket e aparatit te propagandes se KQ ne disa raste nuk kemi reaguar me force ndaj perhapjes se ndikimeve te huaja borgjezo-revizioniste pse nuk e kemi kryer si duhet detyren tone ne luften kunder shfaqjeve te liberalizmit e gjithe ketyre fenomeneve negative.

Ne kemi arritur ne konkluzionin se dy jane burimet kryesore. Burimi i pare eshte i karakterit ideologjik ndersa i dyti lidhet me stilin e metoden e punes. Me konkretisht.

Ne e kemi pasur dhe e kemi te qarte vijen e Partise per luften kunder revizionizmit e ideologjise borgjeze. Dhe ne drejtim te luftes per demaskimin e tyre sidomos ne lemin teorik e politik ne pergjithesi kemi vepruar drejt e aktivisht kemi zbatuar mire direktivat e partise e mesimet e shokut Enver. Por si ndodhi qe ne luften kunder disa ndikimeve konkrete borgjezo-revizioniste qe po shfaqeshin tek ne nuk kemi qene aq te prere e sulmues Pergjigjja sipas mendimit tone eshte se une e shoket e mi sic thuhet me te drejte ne raport i jemi nenshtruar ne disa raste presioneve e teorizimeve liberale. Prandaj ne ndonje rast ne kemi toleruar disa shfaqje te huaja i quanim kalimtare ndonje qe ishte me flagrante sidomos ne lemin e arteve e te kultures megjithese e kemi denuar e nuk jemi pajtuar me te e kemi pare si lajthitje e si fenomen te izoluar. Eumlshte pikerisht kjo mendoj une qe na ka penguar ti lidhnim keto fenomene me nje te tere te shihnim tek ato hallkat e nje zinxhiri te vetem te depertimit te ndikimeve borgjezo-revizioniste. Kjo na ka penguar edhe qe te zhvillonim luften kunder shfaqjeve e ndikimeve te huaja me me force e me ne thellesi. Ky eshte burimi i pare...

Ramiz Alia gjen shkaqet e te metave dhe merr angazhimet

Ne mbajme pergjegjesi qe nuk kontrolluam ne kohe pergatitjet e Festivalit XI te Kenges ne RTV ashtu sic lidhet me dobesite e kontrollit e te ndikimit tone fakti qe tek ne jane botuar ose ekspozuar vepra me permbajtje te huaj etj.

Te metat ne metoden e punes na kane penguar qe te zbulonim e te shihnim me kohe e ne tere gjeresine e tyre shfaqjet e ndikimet e huaja na kane penguar te nxirrnim konkluzionet e nevojshme dhe te ndihmonim organizatat e partise per ti goditur e eliminuar qysh ne lindje keto fenomene.

Duke qene te ndergjegjshem per pergjegjesite qe kemi une dhe shoket e aparatit te propagandes se KQ kemi nxjerre mesimet e nevojshme dhe po marrim masa qe te permiresojme punen tone. Une e siguroj plenumin e KQ se ne te ardhmen do te jemi me vigjilente e do te luftojme me mire per zbatimin korrekt te vijes se partise e te mesimeve te shokut Enver. Luften kunder ideologjise se huaj kunder ndikimeve borgjezo-revizioniste kunder liberalizmit e konservatorizmit do ta kemi gjithnje ne balle te detyrave sepse ato perbejne nje rrezik kercenues per fatet e revolucionit e te diktatures se proletariatit...

.............................

Me tej per nje kohe relativisht te gjate Alia ben nje analize te plote te punes se partise duke treguar ne ate menyre para Enver Hoxhes se eshte ne gjendje te detajoje saktesisht gabimet dhe duke gjetur njekohesisht edhe rruget e riparimit te tyre.

......................

Alia hidhet ne sulm kunder Fadil Pacramit dhe Todi Lubonjes

...Imitimet e kopjimet e huaja moderniste e borgjezo-revizioniste kane demtuar jo vetem artin e letersine tone por edhe edukimin e njerezve ne teresi. Ato kane qene nje largim i dukshem nga partishmeria proletare nga metoda e realizmit socialist nga fryma kombetare e popullore. Nje rol shume negativ kane luajtur elementet me prirje liberale e oportuniste si Fadil Pacrami e Todi Lubonja te cilet me gjithfare teorizimesh e spekulimesh mbeshtetnin dhe perligjnin diversionin ideologjik te armiqve te klases...

Vazhdon serish me aludime rreth punes se partise duke u rikthyer serish ne akuzat ndaj njerezve te artit dhe propagandes.

hellipNe fund do ta shfaq mendimin tim lidhur me veprimtarine e Fadil Pacramit e te Todi Lubonjes. Duhet thene qe ne fillim se sic ka dale nga analizat qe kane bere organizatat e partise ne veprimtarine e tyre kunder partise qe te dy kane manifestuar te njejtat koncepte oportuniste te djathta dhe kane perdorur te njejtat metoda pune. Ata nuk kane qene dakord me vijen e partise dhe kane punuar kunder saj.

Une kam pasur marredhenie e kontakte te shumta si me Fadilin ashtu edhe me Todin. Por duhet thene se megjithese ne disa raste kam konstatuar dhe jam ndeshur me koncepte e veprime te gabuara sidomos te Fadilit une me pare nuk arrita ti lidh ne nje gabimet e pikepamjet e Fadilit apo te Todit ne menyre qe te konkludoja me kohe se ketu kemi te bejme me qendrime te percaktuara antiparti. Per kete une ndjej pergjegjesi. Duke hedhur poshte pikepamjet apo duke kritikuar veprimet e tyre te huaja i shihja keto si gabime qe me teper kishin te benin me figuren e tyre morale si komuniste me mendjemadhesine e egoizmin e tyre me intelektualizmin mikroborgjez qe i karakterizonte. Por analiza qe bene organizatat e ndryshme te partise pas fjalimeve te shokut Enver tregoi qarte se burimi i koncepteve dhe veprimeve te huaja te Fadilit e te Todit nuk ishte tek te metat e tyre personale por tek botekuptimi i tyre oportunist i djathte tek opozicioni ndaj partise e vijes se saj. Keto analiza dhe reflektimi mbi punen e tyre me ndihmojne qe te arrij ne disa konkluzione.

.......................

a Pikepamjet e Fadilit e te Todit jane pikepamje oportuniste te djathta anarkiste-mikroborgjeze. Kjo del nga analiza e gjithe veprimtarise se tyre. Ata kane punuar per tu hapur rruge ndikimeve e shfaqjeve borgjezo-revizioniste dhe per kete qellim kane nxitur inkurajuar e grumbulluar rreth vetes elemente te liberale e snobe. Pikepamjet e tyre oportuniste duke perdorur edhe metoda agresive u perpoqen tua impononin si platforme pune disa organizmave te vecanta. Keshtu Todi e realizoi kete ne radion e brendshme dhe ne televizion ndersa Fadili ua imponoi disa institucioneve kulturalo-artistike ne Tirane si dhe disa drejtuesve te Lidhjes se Shkrimtareve e Artisteve e gazetes Drita vecanerisht.

Interesante jane metodat qe ndiqte Fadili per ti imponuar pikepamjet e tij. Ne nje raport mbi kritiken letrare qe pergatiti Lidhja e Shkrimtareve e Artisteve ne fillim te vitit te kaluar fund e krye dominonte ideja se konservatorizmi ishte rreziku kryesor. Natyrisht ne e kritikuam rende kete raport dhe i detyruam shoket e Lidhjes ta ndreqnin. Por dy gjera qe kane dale tani te bejne pershtypje. Se pari tezat e ketij raporti pa dijenine tone dhe megjithese nuk i perkiste qenkeshin perpunuar nga Fadili. Se dyti kritikat e verejtjet tona nuk u qenkeshin transmetuar as organizates baze te partise as kryesise se Lidhjes se Shkrimtareve e Artisteve.

Me konceptet e tyre te djathta Fadili e Todi synonin praktikisht te reviziononin vijen e partise. Keshtu me tezen mbi konservatorizmin si rrezik kryesor jo vetem synonin te impononin nje vije liberale por benin thirrje te hapeta per te provuar se ajo cka eshte bere deri me sot nuk vlen e se duhet luftuar per dicka te re. Fadil Pacrami per te hedhur keto ide ka perdorur edhe te ashtuquajturen krijimtari te tij letrare.

Keshtu ne hyrjen e drames Shtepia ne bulevard ai shkruan tekstualisht Ne skenat tona sundonte tema historike dhe konflikti mbetej kryesisht tek ne dhe armiqte sikur tema e sotme me konfliktet ne mes tone te mos premtonte per skene. Kjo eshte nje thirrje e hapur per te lene menjane luften me armiqte e klases se gjoja e keqja qe duhet kritikuar eshte mes nesh. Ne disa shkrime te tjera e shtjellon me qarte kete ide. Ai thote se teme e dites sot eshte lufta kunder konservatorizmit se edhe organet e diktatures perdoren si mjet ekstrem per te mbajtur gjalle te vjetren etj. Jo vetem kaq por ai hedh edhe nje ide akoma me agresive. Ne nje drame te tere e cila titullohet Nuk kam mall per vjetersira perpiqet te argumentoje se edhe nje njeri perparimtar e revolucionar me kalimin e kohes kthehet medoemos ne regresiv.

Sic duket per ti shkuar idese deri ne fund ne nje diskutim te tij ne Lidhjen e Shkrimtareve e Artisteve Fadili tregon edhe cfare kerkon. Ai flet per nevojen e nje dickaje te re te nje teatri te ri te nje regjisure te re etj. Por ne te njejtin diskutim Fadili si pa te keq disa here idene e dickaje te re e lidh edhe me gjithe jeten e vendit. Po citoj fjalet e Fadilit hellipNe kemi bere shume per krijimin e teatrit tone ashtu si kemi bere ne cdo fushe per ndertimin e shtetit tone etj. por jo cdo gje qe kemi sot eshte plotesisht socialiste. Prandaj - vazhdon ai Ashtu si flasim edhe per nje pushtet te ri per parti te tipit te rihellip mund e duhet te flasim edhe per teater te ri. Keto fjale thuhen ne vitin 1970. Vini re me 1970 ne ndertimin e shtetit jo cdo gje qenka plotesisht socialiste prandaj na u dashka nje parti e tipit te ri e nje pushtet i ri sic na duhet edhe nje teater i ri. Por partia kurre nuk ka thene keshtu. Partia ka folur e flet per revolucionarizim te metejshem per persosje te metejshme. Kjo nuk nenkupton as pushtet te ri as parti te tipit te ri as edhe teater te ri. Atehere ku e ka hallin Fadili Cte re kerkon ky me 1970 dhe kujt i sherben ajo Pse shtrohet kjo ceshtje e shkeputur nga gjithe rruga revolucionare e deritashme A eshte ky nje interpretim teorik i gabuar i luftes qe zhvillon partia apo nje sugjerim e platforme pa ekuivoke qe parashtron Fadili Duke pasur parasysh gjithe konceptet e tij une mendoj me teper se eshte kjo e fundit.

. . ..........................

b Parulla e luftes kunder konservatorizmit qe perdornin Fadili e Todi synonte jo vetem ambientet krijuese. Konservatoret ishin edhe ne sfera te tjera edhe ne organet e partise e te pushtetit. Ky nuk eshte vetem nje konkluzion logjik per kete mjaft te dhena kane sjelle edhe organizatat e partise. Ka dale qarte se te pakten ne Ministrine e Arsimit e te Kultures e ne Zerin e popullit si Fadili ashtu edhe Todi shihnin vetem konservatore e burokrate. Por jo vetem atje. Vecanerisht Fadili qe ka qene me i papermbajtur e ka shprehur qarte se burokratet e konservatoret jane edhe ne organet me te larta te partise. Po sjell ketu dy raste konkrete.

Aty nga fillimi i vitit 1972 ne nje seminar edukimi me shkrimtaret ku ndodhej edhe Fadili referuesi qe ishte nje shok i Institutit te Studimeve Marksiste-Leniniste prane Komitetit Qendror u trajtua ne diskutim si burokrat konservator etj. sepse ne referatin e vet kishte thene se partia gjithnje e ka mbrojtur letersine e artin nga cdo deviacion dhe ka paralajmeruar e zbuluar vete rreziqet. Fadili ne vend qe si komunist e sekretar i partise te mbronte vijen e drejte te partise duke korrigjuar edhe ndonje shprehje te gabuar qe mund te mos e kish drejt shoku yne gjeti te nevojshme te thoshte vetem pese fjale dhe konkretisht se referuesi e kupton udheheqjen e partise si xhandarllek se ai eshte burokrat dhe ceshtjen e tij Fadili do te rekomandoje ta diskutonte organizata baze.

. . ........................

E thirrem Fadilin ne aparat ku ishte edhe shoku Manush e shoqja Nexhmie. Aty doli se akuzat e Fadilit per burokratizem e konservatorizem godisnin me larg. Fadili hapur e tha se e keqja eshte qe ai shoku i institutit nuk shpreh pikepamjet e veta por te dikujt tjeter qe e drejton. Pra te ndonje burokrati apo konservatori qe ne rastin konkret duhet te ishte shoqja Nexhmie si pergjegjese e institutit ose une qe kam ne lidhje institutin. Natyrisht kur shoqja Nexhmie ia hodhi poshte me zemerim kete insinuate Fadili beri sikur u prek se gjoja ne e keqkuptuam dhe se eshte absurde qe te mendohet se e kish fjalen per Nexhmien apo per mua etj. etj.

Por nuk kaloi shume kohe dhe aty nga mesi i vitit te kaluar akuza per burokratizem erdhi perseri nga Fadili kesaj radhe ne adresen time e te shokut Hysni. Aparati i Komitetit Qendror u informua se ne Teatrin e Operas u nxoren nga puna ne menyre jo te rregullt afro 50 punonjes balerina e koriste. Une e shoku Hysni ngarkuam qe ta sqaronte kete ceshtje instruktori i Komitetit Qendror qe merret me kulturen. Ky sipas rregullit kerkoi te bisedonte edhe me Fadilin si sekretar i Komitetit te Partise te Tiranes. Por Fadili me fodullek ne telefon i thote instruktorit tone A nuk keni pune tjeter ju burokratet qe merreni me keto gjera Dhe pasi shoku yne i shpjegoi se une merrem me kete pune jo pse jam burokrat por sepse per kete me kane ngarkuar pergjegjesit e mi Fadili iu pergjigj Edhe ata qe te kane urdheruar ty burokrate jane.

. . ............................

E thirrem perseri Fadilin kesaj radhe me shokun Hysni ne prezence edhe te shokut Manush dhe i kerkuam sqarime. Fadili u perpoq ta mohonte perseri duke e quajtur absurde qe te mendohet se e kish fjalen per shokun Hysni e mua por se gjoja e kish thene kete pa u thelluar dhe duke pasur parasysh jo sekretaret e Komitetit Qendror por ndonje shef sektori etj. Ne e kritikuam rende dhe e keshilluam te mos vepronte keshtu.

Ndeshje te tilla Fadili ka pasur edhe me ndihmesit e sekretareve te Komitetit Qendror e shoke te tjere te aparatit. Dihet se perpjekja per te diskredituar udheheqjen e partise eshte nje taktike e njohur e te gjithe elementeve antiparti.

. . ............................

c Ne veprimtarine e tyre Fadili e Todi kane thyer normat e partise.

Keshtu si njeri dhe tjetri jane perpjekur te menjanojne organizatat e partise te jene te lire e jashte kontrollit te saj te zgjidhin ceshtjet jo nepermjet partise por me ane te njerezve te vecante te pranuar prej tyre si specialiste e kompetente te plotfuqishem. Shume fakte jane permendur nga organizatat e partise. Une dua te theksoj se si Fadili ashtu edhe Todi jane perpjekur ti shmangen edhe kontrollit te aparatit te Komitetit Qendror. Fadili e shprehte hapur kete me fjalet na lini te lire te punojme. Por si Fadili ashtu edhe Todi nuk hezitonin edhe te dezinformonin shoket e aparatit per te fshehur te verteten. Keshtu vjet iu kerkua Komitetit te Partise te Tiranes qe te verifikonte disa informata qe kishte aparati yne lidhur me ish-drejtorin e Operas. Fadili te cilit iu ngarkua nga shoku Manush kjo detyre jo vetem e mashtroi vete shokun Manush por edhe Komitetin Qendror se gjoja dergoi atje nje ekip dhe rezultoi se informatat e Komitetit Qendror ishin pa baza. Ose Todi kur iu kerkua nga aparati se si qendron ceshtja e zbatimit te orientimeve te Komitetit Qendror per proporcionet ne dhenien e muzikes dezinformoi duke e paraqitur ceshtjen se ato respektohen plotesisht ndersa ne realitet ishin bere ndryshime esenciale ne strukturen e programeve.

. . ...................................

Si Fadili ashtu edhe Todi kane shkelur normat e partise lidhur me unitetin. Teza e ketyre ne perkrahje gjoja te te rinjve ne fakt ka nxitur luften midis brezave kundervenien e nje pale ndaj tjetres e te rinjve ndaj te moshuarve. Fadili shpiku tezen e njohur te viteve lsquo60 sipas se ciles vetem letersia e kesaj dekade ishte plotesisht socialiste ndersa ajo e viteve te meparshme pra e me te vjeterve ishte jo revolucionare. Kjo jo vetem nxit grindjet e grupazhet tek krijuesit por me nxitjen e Fadilit ne Tirane u nxoren ne prapaskene disa artiste shkrimtare e kompozitore te njohur. Te njejten gje ka bere edhe Todi kur punonte ne Korce ose kete vije ndoqi edhe sa kohe punoi ne RTV. Rezulton se ne radio muzika e disa kompozitoreve tane si K. Konos etj. jo vetem nuk transmetohej me por qenkesh futur ne arkiv.

. . .............................

Me ne fund lidhur me normat shkelje arbitrare ka pasur lidhur me kuadrin e zgjedhjen e njerezve. Si Fadili ashtu edhe Todi kane vepruar mbi rruge e nen rruge per te shkarkuar njerezit qe nuk u shkonin dhe kane grumbulluar rreth vetes disa elemente te predispozuar ndaj liberalizmit e modernizmit midis tyre edhe njerez te dyshimte.

Veprime te tilla nuk mund te cilesohen gabime te rastit. Keto jane veprime te llogaritura per tiu kundervene vijes se drejte te partise per te demtuar unitetin monolit te njerezve tane dhe per tu krijuar terren te lire shthurjes e liberalizmit.

Si perfundim demi qe i kane sjelle partise Fadili e Todi me punen e tyre eshte i madh. Por me i rrezikshem eshte qellimi i tyre kunder partise e vijes se saj.

. . ..............................

Dua te theksoj se konceptet dhe veprimet antiparti te Fadilit e Todit nuk jane as lajthitje te rastit as shkarje te pandergjegjshme. Sic thuhet ne raportin qe mbajti shoku Enver atyre disa here u eshte terhequr vemendja dhe u jane bere kritika per shfaqje liberalizmi per gabime e veprime qe kane qene ne kundershtim me vijen e partise. Shoku Enver personalisht ne 3-4 raste ka kritikuar vec e vec si Fadilin ashtu edhe Todin. E njejta gje disa here eshte bere edhe nga shoku Hysni e une si dhe nga aparati i Komitetit Qendror. Mund te ndodhe qe nje njeri te gaboje ose te interpretoje gabim vijen e partise por kur ai paralajmerohet kur atij i vihen ne dukje gabimet dhe perseri sikur te mos kete ndodhur gje vazhdon ne te veten atehere puna ndryshon. Ne kete rast kemi te bejme me veprime te ndergjegjshme te nje njeriu qe i ka vene vetes disa objektiva te caktuara te ndryshme nga ato te partise. I tille eshte edhe rasti i Fadilit e Todit.

. . ......................

Prandaj une bashkohem me kritiken qe u behet si Fadilit ashtu edhe Todit ne raportin qe mbajti shoku Enver bashkohem me kritikat qe u kane bere ngado komunistet dhe qe bene ketu shoket qe diskutuan para meje. Veprimtaria e tyre antiparti eshte e demshme prandaj nuk mund te pajtohet me qenien e tyre ne Komitetin Qendror te Partise. Madje une jam dakord qe edhe qenia e tyre ne radhet e partise te diskutohet nga organizatat baze ku bejne pjese.

. . .............................

Ky plenum i Komitetit Qendror qe ka rendesi per te gjithe punen e partise eshte nje shkolle edukimi e kalitjeje per te gjithe ne anetaret e Komitetit Qendror. Si te gjithe shoket edhe une nxjerr shume mesime te vlefshme ne menyre qe ne te ardhmen te punoj me mire te ndreq te metat e gabimet qe jane dukur ne punen time dhe te plotesoj si duhet detyrat e medha qe rrjedhin nga ky plenum ne luften kunder cdo ideologjie te huaj dhe cdo ndikimi borgjez e revizionist.

Ramiz Alia Ja si e arrijme propaganden e Partise

Ramiz Alia para plenumit te katert per here te pare ka deklaruar te gjitha mjetet dhe mundesite me te cilat Partia e Punes e drejtuar nga Hoxha bente propaganden e vet publike hellipAjo qe desha te theksoja eshte nevoja e formimit te nje koncepti me te drejte e me te gjere per vete punen edukative. Edukimi nuk behet vetem me mbledhje me biseda e konferenca. Sot partia dhe shteti na kane vene ne dispozicion mjete te shumta e te fuqishme. Ne Shqiperi tani botohen 57 organe shtypi nga te cilat 24 gazeta e 33 revista e buletine me karakter politik kulturor letrar shkencor ekonomik etj. Vetem tirazhi i gazetave qendrore e lokale te perditshme e periodike eshte afro 180.000 cope ne dite. Gjate vitit 1972 entet tona botuese kane botuar 460 tituj librash me nje tirazh te pergjithshem mbi 3 milione e gjysme kopje. Ne kemi sot mbi 260.000 radio dhe 21 mije televizore numri i te cileve rritet vazhdimisht. Per cdo 620 banore kemi nje institucion kultural pa permendur ketu ate rrjet te dendur shkollash qe ka mbushur tere vendin. Por sa i shfrytezojme ne keto mjete Ne krahasim me numrin dhe mundesine qe ofrojne ato duhet thene se i shfrytezojme pak.

Reagimi i Lubonjes Dua te vdes komunist

Vete Todi Lubonja ka pare nje agresivitet jo te zakonshem te shokeve te tij madje edhe nga ata qe i quante miq te afert. Ai ishte nder te paret qe po goditej nga udheheqja e larte. Ne plenumin e bere enkas per te ai ndoqi nje taktike ndryshe nga koleget e tij te cilet me vone do te pesonin te njejtin fat. Kur ka marre fjalen me tone teper te larta dhe me nje fjalor te prere ai ka pranuar te gjitha akuzat qe i kane adresuar. Me mjeshteri te rralle here pas here gjente rastin per te treguar se ishte dakord me sa thuhej per te pavaresisht se ai ishte gjithnje i predispozuar per te miren e Partise dhe per te zbatuar mesimet e Enverit. Ne retorikat e tij te vazhdueshme ai mundohej te kritikonte veten me shume sesa e kritikonin shoket e tjere. Kjo te linte te kuptoje se gjithcka qe kishte ndodhur kishte qene e paqellimshme. Ne fund i ka kerkuar Enver Hoxhes me te pakten te lejohej te vdiste komunist.

Todi Lubonja vdiq ne moshen 83-vjecare

Ne daten 19 nentor 2005 ka pushuar se rrahuri zemra e njeriut te letrave 83-vjecarit Todi Lubonjes. Todi Lubonja emri i te cilit ka hyre fuqishem ne historine e Shqiperise komuniste eshte njohur si njeriu qe u be simbol i goditjeve politike te Enver Hoxhes ne fushen e artit dhe te kultures. Ishte pikerisht plenumi IV i Komitetit Qendror te Partise se Punes qe u mbajt ne qershor te vitit 1973 ai qe kryqezoi me dore te hekurt figuren e Todi Lubonjes i cili ne ate kohe ne moshen 50-vjecare drejtonte organin me te rendesishem te shtetit pikerisht ate te Radiotelevizionit Shqiptar. Ajo suferine qe shkaterroi jeten e intelektualit te njohur e pati shkendijen gjashte muaj para se te zhvillohej ai plenum i llahtarshem pikerisht ne 22-24 dhjetor 1972 kur u zhvillua Festivali i 11-te i Kenges ne Radiotelevizion te cilin Enver Hoxha e denoi ne menyren me urgjente nga Vlora ku ai ndodhej per te pushuar. Pas gjithe atyre furtunave te tmerrshme te tipit komunist fundi i 50-vjecarit Lubonja do te ishte vetem burgu i Burrelit. Te njejtin fat pati edhe i biri i tij publicisti dhe analisti i njohur Fatos Lubonja. Liria e tyre u sigurua vetem pas viteve lsquo90 kur ne Shqiperi fryne ererat e demokracise. Todi Lubonja pasi doli nga burgu rikrijoi lidhjet me shoket e tij te hershem Ramiz Aline dhe Agim Meron ne pranine e te cileve ai pinte kafen e perditshme. Gjithsesi jeta e tij e cila fatkeqesisht ishte e mbushur vetem me vuajtje dhe sakrifica te panumerta u mbyll ne nentorin e vitit 2005 pikerisht ne sallen e reaminacionit te spitalit te Neurologjise ku u ishte nenshtruar mjekimeve intensive pas nje ishemie cerebrale qe kishte pesuar dy jave para vdekjes.

Para disa ditesh nderroi jete ish-presidenti i pare i Shqiperise pluraliste dhe ish-lideri i shtetit komunist Ramiz Alia.

Historia e Ramiz Alise eshte sa komplekse aq edhe e cuditshme. Nuk ke si ta perkufizosh njeriun liberal te shtetit komunist qe cuditerisht ishte zgjedhur si pasardhes nga vete Enver Hoxha i njohur absolutisht si njeri diktatorial dhe pasionant i vendimeve ekstreme.

Megjithate duke pare te erretat dhe cudite e jetes se Ramiz Alise si njeri qe ka nisur karrieren politike qe ne moshen 17-vjecare kur u inkuadrua ne formacionet e rregullta partizane me detyre jashtezakonisht te larte si Komisar Divizioni dhe duke arritur ne nje nga njerezit me konfidente te Enver Hoxhes aq sa krijoi xhelozine e njerezve te fuqishem te shtetit te atehershem sic ishte Mehmet Shehu apo ndonje tjeter ka nje pike te erret qe ka cuditur fuqishem jo vetem opinionin e brendshem por edhe ate te huaj.

Ramiz Alia ishte ne rreth per tu eliminuar pikerisht ne nje nga plenumet e famshme te asaj kohe i quajtur Plenumi i katert qe u mbajt ne qershor te vitit 1973.

E vecanta e atij plenumi eshte se pikerisht Ramiz Alia qe mbulonte kulturen e cila cilesohej si antiparti duhej te kryqezohej i pari cuditerisht ai nuk u prek.

Eumlshte hera e pare dhe e fundit qe Enver Hoxha beri leshim nderkohe qe nuk kurseu talente te tera por i coi ne altarin e persekutimit.

Shume u fol dhe u sterfol per Ramiz Aline ne ato vite madje deri ne ditet e tanishme por askush nuk diti ti jepte shpjegim kesaj terheqjeje qe beri Enver Hoxha.

Edhe kur Ramiz Alia u caktua pasardhes i Enver Hoxhes serish nuk u mund te arrihej ne konkluzion pse ishte gjithe kjo mbeshtetje. Megjithate konkludimi publik ishte se ndersa Ramiz Alia u fal ne plenumin e katert te KQ te PPSH-se qe ishte para ndeshkimit te padiskutueshem ate nuk do ta gjente gje derisa te vdiste. Jo me kot doli shprehja se kur si ndodhi gje Ramiz Alise ne plenumin e kultures ska ci ndodh me. Dhe ashtu ndodhi vertet. Ndersa ai mbylli syte vetem pak dite me pare redaksia e standard u interesua te zbardhte pikerisht ate moment te erret te jetes se tij qe cuditi mbare opinionin. Si dhe ku eshte zhvilluar ai plenum Cilat ishin akuzat ndaj Alise dhe si eshte mbrojtur ai Cilet kane qene diskutantet dhe cfare kane thene ata etj.

Pra me nje fjale cfare ka ndodhur brenda asaj salle qe shpetoi nga kryqezimi liderin e ardhshem te shtetit komunist Ramiz Aline


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›