Berisha ne takimin me Ron Huldai prezantoi reformat gjitheperfshirese te ndermarra nga qeveria shqiptare

Ne diten e trete te vizites se tij ne Izrael Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me Kryetarin e Bashkise se Tel Aviv-it zotin Ron Huldai.
Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine qe takohej me kryetarin e Bashkise te nje prej qyteteve me te bukura dhe me te zhvilluara te botes.
Gjate ketij takimi Kryeministri Berisha beri nje panorame te reformave gjitheperfshirese te ndermarra dhe te realizuara me sukses nga qeveria shqiptare ne saje te te cilave ekonomia shqiptare por edhe shume fusha te tjera po zhvillohen me ritme te shpejta. Ne kete kontekst kryeministri u ndal dhe foli gjeresisht per masat e marra per sa i perket uljes se barres fiskale zvogelimin ne maksimum te pengesave burokratike krijimit te nje klime terheqese per investimet e huaja te cilat po shtohen nga dita ne dite shtimit te eksporteve zbatimit te suksesshem te projekteve te rendesishme infrastrukturore etj.
Duke shprehur deshiren per te shkembyer eksperiencen me bashkine e nje qyteti te zhvilluar si Tel Aviv-i Kryeministri Berisha u shpreh se Kryetari i Bashkise se Tiranes po adapton standarde te larta per sa i perket zhvillimit te nje klime miqesore ndaj biznesit dhe perthithjes se investimeve te huaja ne kryeqytetin e Shqiperise Tirane.
Nga ana e tij kryetari i Bashkise se Tel Aviv-it duke uruar per zgjedhjen e zotit Lulzim Basha ne detyren e Kryetarit te Bashkise se Kryeqytetit shprehu kenaqesine dhe gatishmerine per te bashkepunuar me Bashkine e Tiranes. Fteses se Kryeministrit Berisha per te vizituar Shqiperine si dhe per te zhvilluar bashkepunimin me Bashkine e Tiranes zoti Ron Huldai iu pergjigj se ishte nje kenaqesi shkembimi i vizitave ne kuader te nje bashkepunimi te frytshem mes dy qyteteve. Do te jem i gezuar te vij ne Shqiperi dhe te pres Kryetarin e Bashkise se Tiranes ketu dhe te fillojme nje bashkepunim frytdhenes midis Tel Aviv-it dhe Tiranes. ndash u shpreh zoti Huldai.
Kryetari i Bashkise se Tel Aviv-it zoti Ron Huldai i dha Kryeministri Berisha ne shenje simbolike Pasaporten e qytetit te Tel Aviv-it.
Kryeministri Berisha dhe kryetari i Bashkise se Tel Aviv-it zoti Ron Huldai zhvilluan homazhe prane memorialit te ngritur ne kujtim te ish kryeministrit te vrare Jitzhak Rabin. Kryeministri Berisha vendosi nje kurore me lule prane ketij memoriali.