E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita kunder kandidatures se Bujar Leskaj

Ka nisur mbledhja e grupit paralamentar te Partise Socialiste ku fjalen e mori kreu i kesaj partie Edi Rama. Ne fjalen e tij Rama ka deklaruar se opozita nuk do ta votoje kandidaturen e Bujar Leskajt per ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe si e tille ai do te duhet te mjaftohet vetem me votat e maxhorances. Me tej Rama ka theksuar se Partia Socialiste mendon se ne krye te KLSh-se duhet te vendoset nje figure politike qe i permbush kushtet e propozuara nga kjo force politike ne paktin prej 10 pikash. Nderkohe qe ka nje tradite qe kryetarin e KLSH-se nuk e merr qeveria dhe nuk propozohet asnje figure politike Bujar Leskaj jo vetem vjen nga partia ne pushtet por nuk permbush asnje kusht per tu votuar prej nesh ka theksuar Rama. Gjithashtu Rama theksoi se nese dekreti i presidentit Topi kalon ne Kuvend atehere ky institucion nuk do te quhet me Kontrolli i Larte i Shtetit por kontrolli i pushtetit.Para disa ditesh Bujar Leskaj u propozua per ne krye te KLSh-se nga Presidenti i vendit Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›