Ramiz Alia u thotë "më fal" viktimave të komunizmit

"Më vjen keq dhe e konsideroj gabim që ka pasur njerëz që janë bërë viktima të pakujdesisë sonë, veprimeve tona të ashpra, apo ... gabimeve, apo institucioneve tona, si policia sekrete. Kështu është shprehur ish-udhëheqësi i Partisë së Punës, dhe më vonë presidenti i parë në Shqipërinë pas-komuniste, Ramiz Alia, në një intervistë për BBC-në.
Më tej Alia thekson se" "Ka pasur raste të tilla. Më vjen keq për këtë, me vjen absolutisht keq, dhe mendoj se për ta duhet të ketë drejtësi,".
Besohet se gati 6 000 vetë janë ekzekutuar gjatë sundimit komunist, por shumë nga dokumentat që lidhen me këto ekzekutime janë shkatërruar apo humbur.
Ndoshta burimi i fundit i informacionit lidhur me atë që ndodhi - ata që në fakt ishin dëshmitarë apo pjesëmarrës të ngjarjeve - po plaken gjithnjë e më shumë, ose kanë vdekur tashmë.