E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, policia sekuestron dy gomone me hashash, arrestohen 3 shqiptarë

Policia italiane pas 2 orë ndjekjesh në det ka bërë të mundur sekuestrimin e dy gomoneve me lëndë narkotike e llojot kanabis sativa dhe arrestimin e tre shqiptarëve.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave theksohet se arrestimi është bërë e mundur në provincën e Salentes në qytetin e Leçes. Sipas mediave policia ka sekuestruar 1100 kg lëndë narkotike e llojit canabis sativa dhe ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve shqiptarë të cilët janë Arbresh Hazizaj 23 vjeç. Almarind Brama 26 vjeç dhe Jezim Birçaj 36 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›