1 vit në NATO,Tirana vishet kuq e blu

Tirana është stolisur në kuq e blu në 1 vjetorin e hyrjes në Nato. Bulevardi i kryeqytetit nga blloku i Ministrive deri në Sheshi "Nënë Tereza" pasuron ecjen e kalimtarëve më entuziastë me ngjyrat e ngrohta të festimeve dhe të ndërgjegjshëm për aktin historik të antarsimit të Shqipërisë.
Simbolet e flamujve janë shkrirë në një. Hera herës duket se simboli i Atlantikut të Veriut ka brendashkruar Shqiponjën dykrenore dhe në valëvitjet vijuese është Shqipja ajo që mban në zemër yllin e pavarsisë, dinjitetit dhe integritetit territorial të kombit. Motivi urban i festës me të re mbetet mirënjohja kombëtare, ushtarake e njerëzore për mikun e vërtetë të shqiptarëve në ditët më të vështira.