E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ramiz Kovaçi nderohet si ”Qytetar Nderi” i Krujës pas vdekjes, Dhrami: Të punoja me portretin e tij ishte një punë e lehtë

Në ditën e lindjes se baritonit të njohur, Ramiz Kovaçi në qytetin e Krujës është organizuar një aktivitet  në nder të kësaj figure të njohur. Skulptori i njohur, Muntaz Dhrami, ka skalitur në bronx portretin e figurës së njohur të mjeshtrit të madh, Ramiz Kovaçi i cili është i nderuar me titullin e lartë ” Nderi i Kombit”.

Në ceremoninë e organizuar nga bashkia Krujë, e bija Rajna Kovaçi, vlerësoi punën dhe aktivitetin në tërësi në nderim të babait të saj.

Grupi  i njohur i pleqve të Krujës, ne fund të aktivitetit, kënduan këngën enkas për artistin e madh Ramiz Kovaçi. Ramiz Kovaçi është nderuar nga bashkia e Krujës “Qytetar Nderi” pas vdekjes , si ndër zërat virtuoz dhe artistët e shquar në artin shqiptar.

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›