Ramiz Lozi : "Ja si u manipuluan zgjedhjet ne njesine 8 nekryeqytet"
Ndersa drejtuesit e Partise Socialiste pretendojne se kane bere zgjedhjen me te mire, perfaqesuesit ne baze numerojne nje liste te gjate parregullsish dhe shkeljesh proceduriale qe kane vene ne pikepyetje, jo vetem procesin, por edhe vlerat e PS-se. Kreu i Organizates se PS-se ne njesine numer 8 ne Tirane, Ramiz Lozi, thote per gazeten "Koha Jone" se ai eshte perjashtuar nga listat e votimit dhe gjithe socialistet qe nuk kane mbeshtetur zgjedhjet e Rames, jane shmangur nga procesi. Ai thote se baza nuk dinte kush ishin delegatet, por askush nuk u tha as se ku do te behej votimi.
Z. Lozi, ju jeni drejtues i nje prej organizatave te PS-se ne njesine numer tete. Si e vleresoni procesin e votimi?
Per fat te keq, keto ishin zgjedhjet ku vetem njerezit qe kerkon elektorati nuk u zgjodhen. Prej 19 vitesh jam pjese e PS-se dhe punoj me strukturat ne kete njesi. Per here te pare nuk thirrem ne votime. As une dhe as familja ime. Drejtuesit e procesit kishin perzgjedhur ne nje liste te gjithe ata qe duhet te merrnin pjese ne votime dhe ata qe nuk duhet te njoftoheshim: me rezulton se vec meje dhe familjes time, edhe shume socialiste te tjere qe njihen dhe kane mbeshtetje ne kete njesi, por edhe qe kane pasur guximin dhe u kane thene ne sy.
Cilat ishin parregullsite? Sepse drejtues te PS-se thone qe zgjedhjet ishin model demokracie edhe per partite e tjera?
Po nese merr vesh qe pjesa me e madhe e anetareve te PS-se dhe drejtuesve te organizatave ne cdo qender votimi, nuk jane votuar, nuk e kuptoj si mund te flitet per proces te rregullt. Gjate ketyre diteve, edhe pse nuk jam njoftuar per te marre pjese, kam pyetur koleget dhe shoket ne PS, me te cilet kam nje jete qe punoj. Nuk dua ta besoj se eshte e vertete, por njeri preje tyre me tha qe nje prej mbeshtetesve te kryetarit te PS-se, ka futur per te votuar njerez qe s'kane lidhje me PS-se. Rreth 20 apo me shume njerez, qe i merrnin nga lokali dhe u thoshin "Eja, votoni per delegatet". Perse duhej kjo shfaqe e shemtuar, kur aty ka socialiste qe kane qe nga 1991 qe punojne dhe nuk thirren per te votuar, por merren njerez qe mund te jene anetare dhe te partive te tjera, dhe rivaleve tane politike. Per mua, as cereku i votuesve te PS-se nuk ka shkuar ne votim dhe nuk e kuptoj si mund te dale 84% pjesemarrja.
Po thoni qe kane votuar dhe mbeshtetes te PD-se per te zgjedhur delegatet?
Nga si kane ndodhur gjerat dhe nga sa kam marre vesh, keto dite nuk perjashtohet edhe kjo gje. Nese ne krye te PS-se, ne kete zone vendosen njerez qe nuk njohin as anetaret e partise, sic eshte rasti i Ervin Bushatit, edhe kjo nuk perjashtohet.
Pse mendoni se eshte bere heqja e emrit tuaj nga lista?
Nuk eshte vetem emri im. Te pakten edhe 3-4 kryetare organizatash nuk jane cilesuar si njerez te pershtatshem per te zgjedhur delegate. "Nuk ka",- ishte thene. As se ku do te behej votimi. E gjitha kjo per te na mbajtur larg procesit, sepse po te ishim atje mund t'ju hapnim problem gjate procesit dhe gjate votimit duke kerkuar respektimin e procedurave.
Do te largoheni nga PS?
Kam hyr ne PS, kur ende nuk ishte asnje nga keta qe sot na lene jashte procesit te votimi. Kam hyr jo per interes, sepse nuk varem dhe nuk i jam servilosur akujt, por vetem per te kontribuar. Nuk largohem, por do te punoj qe PS-ja te mos humbase ato vlera per te cilat kemi punuar per 19 vite.