E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Greke, 124 fëmijë i rikthehen mësimit në atdhe

GJIROKASTËR- Kriza në Greqi është shoqëruar me kthimin masiv të emigrantëve pranë familjeve, kjo ka bërë që për vitin shkollor në vazhdim, në shumë shkolla të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit, bashkë me nxënësit e tjerë, të mësojnë dhe fëmijë të ardhur nga emigracioni së bashku me prindërit.

Burimet zyrtare të drejtorisë rajonale të arsimit në Gjirokastër konfirmojnë se "nga 124 fëmijë që janë kthyer këtë verë së bashku me prindërit nga emigrimi në vendlindje (të ikur pas vitit 1990 e prapa), 109 prej tyre i përkasin Gjirokastrës, ndërsa të tjerët rretheve Tepelenë e Përmet.

Nga të njëjtat burime mësohet se janë marrë masa për mirëpritjen dhe integrimin e nxënësve të ardhur nga emigrimi, por ka vështirësi për shkak të mangësive, që kanë në njohjen e gjuhës amtare.

Ky vit shënon numrin më të madh të nxënësve të ardhur nga emigrimi dhe për rrjedhojë edhe puna në procesin mësimor me ta është më e madhe.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›