Shpifi per kolegun,3.3 milione leke gjobe deputetit Tahiri
Gjobitet me 3.3 milione leke deputeti i Partise Socialiste, Saimir Tahiri, per shpifje ndaj koleges se tij demokrate, Albana Vokshi. Gjykata e Shkalles se Pare e Tiranes diten e djeshme pas shqyrtimit te padise civile per shpifje qe deputetja demokrate, Albana Vokshi kishte depozituar ne ngarkim te Saimir Tahirit, vendosi nje gjobe prej 3.3 milione leke per kete te fundit. Vendimi u dha rreth nje vit pas depozitimit te padise nga ana e deputetes demokrate, Albana Vokshi. Sipas trupit gjykues se ceshtjes, demshperblimi eshte vendosur per te shlyer demin jashte-kontraktor qe deputeti socialist i ka shkaktuar deputetes se Partise Demokratike, Albana Vokshi. Me 16 shtator te vitit 2010, deputetja e Partise Demokratike, paditi ne gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, 9 deputete te Partise Socialiste per shpifje duke kerkuar shperblimin e demit jopasuror. Deputetet socialiste kishin ndermarre nje sulm kunder Vokshit duke e akuzuar per te ardhura te padeklaruara. Nente deputetet e Partise Socialiste akuzuan ne menyre sistematike Vokshin per te ardhurat e perfituara nga bashkejetuesi i saj, Alban Tartari, per koncesionin e naftes "Stream Oil" dhe si nje nga aksioneret e kompanise "Vision Construction". Sipas Vokshit, deputetet socialiste i kane cenuar asaj nderin dhe dinjitetin. Keshtu, ne mesin e shtatorit te vitit te kaluar, Vokshi depozitoi padine civile ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane, ku akuzoi nente koleget e kampit kundershtar politik se kane sajuar ndaj saj akuza te paqena. Ne padine e bere thuhet se kerkohet nje "shperblimin i demit jopasuror". Albana Vokshi hodhi poshte akuzat se ajo vete dhe bashkeshorti i saj, jane te lidhur ne korrupsionin me lejet e ndertimit apo koncesionet e naftes ne vend. Keshtu, Vokshi coi ceshtjen e deputeteve te Partise Socialiste: Olta Xhacka, Eltar Deda, Vasilika Hysi, Artan Gace, Erion Brace, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli dhe Eduard Shalsi ne gjykate. Mesohet se Saimir Tahiri, i cili u gjobit dje nga Gjykata, i kerkoi deputetes se PD-se "te sqaroje rolin e saj ne sigurimin e koncesioneve te naftes e gazit ne 4 nga 6 fushat naftembajtese te Shqiperise per nje kompani te sapokrijuar e pa eksperience, aseti i vetem i se ciles ishte mbeshtetja politike e Albana Vokshit". Tahiri tha ne gusht te vitit 2010 se Vokshi duhet te shpjegoje se si i jane dhene nje kompanie te panjohur, 6 lincenca. Deputeti i Partise Socialiste akuzoi me 22 gusht te vitit 2010 Vokshin se po perdor pushtetin per te vjedhur shqiptaret. Pas ketyre akuzave, Vokshi ngriti padi civile ndaj Tahirit dhe tete kolegeve te tij.
Prokuroria pushoi padine ndaj Vokshit
Disa muaj me pare, Prokuroria e Tiranes pushoi ceshtjen ne ngarkim te deputetes demokrate, Albana Vokshit per koncesionet e HEC-ve, denoncuar kohe me pare nga deputeti socialist Erion Brace. Sipas prokurorise, ne perfundim te hetimeve, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka konkluduar se te dhenat e pasqyruara ne deklaraten publike te shtetases Albana Vokshi, qe kane lidhje me veprime korruptive, para dhe gjate momentit te nenshkrimit te kontrates se bashkepunimit te dt. 05.02.2008, nuk ekzistojne.
Tahiri: Vokshi nuk ma mbyll gojen
Nenkryetari i Grupit Parlamentar te PS, Saimir Tahiri, ka reaguar pasditen e djeshme per vendimin e Gjykates, qe e shpall fajtor ate per shpifje ndaj deputetes Albana Vokshi. Ne nje deklarate per mediat, Tahiri shprehet se pavaresisht vendimit, asgje nuk do ta ndaloje qe te mos flase. "Jo Albana Vokshi, e cila eshte vetem nje cope e vogel e dhjamit te pushtetit, por as Jozefina Topalli dhe as Sali Berisha dhe pushteti i tyre i krimbur, nuk do arrijne dot te me mbyllin gojen duke me ndaluar te them te vertetat qe shqiptaret duhet te dine per kete qeveri",- tha Tahiri. Deputeti i PS-se shtoi se nuk eshte njohur me vendimin zyrtar, por ka lene te kuptohet se denimi ka ardhur pas deklaratave qe kryeparlamentarja Topalli ka bere ne gjykate.