E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita:Qeveria të ndërhyjë në sektorin shëndetësor

Plagosja e mjekut Agron Ylli ka ngjallur edhe reagimin e opozitës e cila kërkon ndërhryje të menjëhershme të qeverisë në sektorin shëndetësor. Kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste Garmoz Ruçi, pasi vizitoi mjekun e sëmurë, deklaroi se ngjarje të tilla janë kthyer në fenomene tashmë, pasi ka disa raste të ngjashme muajt e fundit. Ndërkaq, më herët kreret me te larte te Levizjes Socialiste për Integrim, Kryetari Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshem, Petrit Vasili kanë vizituar personalisht dhe janë interesuar për gjendjen shëndetësore të tij. Duke dënuar ashpër këtë veprim, ata kërkuan reagimin e qeverisë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të LSI-se, Petrit Vasili, kriza në shëndetësi po shkaterron moralisht këtë sistem. Sipas Vasilit, Sali Berisha duhet të ndalojë përbaltjen e bluzave të bardha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›