Një vit burg për Nakoula’n

Sipas agjencisë AFP, dënimi me kusht Nakoula’s i ishte shqiptuar para dy viteve, për shkak të një mashtrimi të madh bankar, dhe, meqenëse Nakoula e kishte shkelur këtë vendim, ai do ta kalojë një vit të plot në burg. Deri më tani Nakoula ka shkulur plot tetë herë vendimet për lirim me kusht, megjithëse asnjëra nga këto padi nuk lidhej me përmbajtjen e filmit kontrovers autor i të cilit është ai.
Filmi “Çiltërsia Myslimane” shkaktoi protesta të dhunshme anti-amerikane përngjitë gjithë Lindjes së Mesme, Afrikës veriore dhe në Shrilankë. Ambasadori amerikan në Libi, Chris Stephens, bashkë me tre shtetas të tjerë amerikan u vranë gjatë trazirave që shpërthyen në Benghazi, përderisa disa qindra njerëz të tjerë u viranë gjatë prostate të dhunshme në shtatë shtete të tjera.
Nakoula, i cili u arrestua gjatë muajit shtator në SHBA, njihej edhe me emrat Sam Bacile, Nicola Bacily dhe Mark Basseley Yousseff. Besohet se ai është një egjiptiano-amerikan, i besimit të krishterë kopt.