Ramosi pajtohet me Mourinhos

Mosmarrëveshjet në mes të mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho kanë marrë fund. Sipas medieve spanjolle, dyshja ia ka shtrënguar dorën njëri tjetrit duke sqaruar gjithçka.
Kulmi i acarimit të raporteve kishte arritur kur përfaqësuesi spanjoll ishte lënë në bankinë në ndeshje me Manchester Cityt, si dënim për paraqitjen e zbehtë të tij në La Liga.
Por, Ramos u rikthye furishëm ndaj Rayo Vallecanos dhe shfaqi siguri, si zakonisht. Me këtë rast marrin fund spekulimet për një transferim të tij të mundshëm në Manchester City, siç raportonin mediat britanike.