E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramsfeld, abuzim me të burgosurit

Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes gjatë mandatit të parë të presidentit Xhorxh Bush, Donald Ramsfeld akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut. Një raport i senatit amerikan ka dalë në përfundimin se zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale amerikane në mesin e tyre edhe ish-Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut në burgun irakian Abu Graib dhe kampin amerikan në Guantanamo në Kubë. Raporti i Uashingtonit thotë se vendimet e ish-kreut të Pentagonit Donald Rumsfeld ishin madje shkaku për abuzimet mbi të burgosurit. Dokumenti akuzon administratën Bush se ka krijuar klimën morale dhe ligjore që ka lejuar trajtimin ç'njerëzor të të burgosurve. Në raportin e publikuar në Uashington kritikohen ashpër metodat amerikane të marrjes në pyetje. Raporti bie në kundërshtim me qeverinë e presidentit Xhorxh Bush, i cili nuk ka pranuar asnjëherë lidhjet mes luftës kundër terrorizmit dhe veprimet skandaloze në Abu Graib.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›