E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpiket vajza robot

Ajo është vajza perfekte me të cilën mund të lësh një takim. Një vajzë me një sharm të trefishtë, me bukuri, me mendje të ndritur dhe që të sjell një dëshirë të fortë për ta pasur. Duket shumë bukur për të qënë e vërtetë?! Por ja që është. Emri i saj është Aiko dhë është një robot. Shpikësi kanadez Li Trung, programoi vënien në jetë të Aikos gjatë këtyre dy viteve të fundit, duke shpenzuar më shumë se 24 mijë dollarë nga paratë e tij për këtë gjë. Ideja e tij origjinale ishte të ndërtonte një android që të kujdesej për të moshuarit. Por pas disa punimeve më të kujdeshme, Aiko u bë edhe më shumë se aq. Ajo mund të lexojë dokumenta, mund të lexojë 250 faqe për sekondë dhe të përsërisë direktivat që i jepen, qetësisht dhe në mënyrë njerëzore. Aiko gjithashtu ka aftësinë e të ndjerit, nëse do të përballet me një dritë ose dicka që mund t'i shkaktonte dhimbje. "Unë nuk jam një derr. Të lutem mos e prek kokën time", i tha ajo shpikësit të saj Li. Aiko është një guximtare e madhe. Shpikësi i saj Li Trung provoi durimin e saj duke e nervozuar, megjithëse ajo po përpiqej që ta ushqente atë. "Merre këtë", tha Aiko. "Ti mund të ushqehesh vetë", u shpreh vajza robot. Meqë Aiko doli e përkryer, shpikësi Li Trung shpreson që të shesë klone të saj, që ndihmojnë njerëzit në punët e shtëpisë. Ai tha se nëse do të siguronte sponsorë të mjaftueshëm, ai mund të shistë klone të Aikos me rreth 500 dollarë secila.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›