Ramush Haradinaj: Synoj qeverisjen e Kosovës
28-12-2012 / Gazeta 55
Lideri i AAK-së mori pjesë në përurimin e një qendre tregtare në qytetin e Fierit
Lideri i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, nga Fieri ka këmbëngulur dhe njëherë për qëllimet e tij politike, me një rol kryesor në qeverisje. Haradinaj la të kuptohej se synimi i tij i vetëm është posti i kryeministrit të Kosovës. Për sa i përket deklaratave të kryeminstrit Thaçi ai është shprehur se “bisedimet mund të konsiderohen si një fillim i mbarë”.
Kurse për deklaratën më të fundit të Jakup Krasniqit, i cili kundërshton emërimin e tij të mundshëm si kryeministër, Haradinaj ka thënë se “janë miq të mirë”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i ka bërë këto deklarata gjatë përurimit në Fier të qendrës tregtare ETC.