Rangers, pranë falimentimit

Ekspertët thonë se nuk ka mundësi reale që klubi të shuhet, por Whyte ka vendosur që të takohej të martën me lojtarët dhe me shtabin teknik. Lojtarët kryesorë konsiderohen si pasuri dhe mund të mbeten, por administrimi është një mundësi që të sakrifikohen, për t’i shpëtuar paratë, thonë ekspertët. “Rangers po përballen me sfida masive financiare”, ka thënë Whyte.
Borxhi i Rangers, nga taksat e papaguara daton nga viti 2001, ndërsa vazhdoi deri kur Whyte e mori klubin në pronësi në maj të vitit që shkoi dhe vazhdon edhe tash.
Nëse Rangers kalon në administrim, mund të penalizohet nga liga me -10 pikë, që do ta linte këtë ekip në distancë prapa Celticut, në liftin për titull të kampionit.
Whyte thotë se ka njohuri që në periudhë si kjo, administrimi mund të jetë opsioni i vetëm real i klubit. Mediat britanike njoftojnë se së paku tetë klube dhe ish klube të Premierligës përballen me probleme të tilla.