E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Jeffrey Zaslow, bashkautor i ‘The Last Lecture’

Jeffrey Zaslow, kolumnist dhe bashkautor i librit bestseller ‘The Last Lecture’, vdiq në moshën 53-vjeçare, në një aksident rrugor në veri të Michigan-it.

Policia tha se vetura e Zaslow u godit nga një kamion që e kishte humbur kontrollin në rrugën të mbuluar me borë afër Elmira.

Zaslow kishte marrë pjesë në një ngjarje të organizuar në një librari në Elmira një natë më parë, ku ishte promovuar libri i tij i fundit “The Magic Room: A Story About the Love We Wish for Our Daughters”. I botuar në dhjetor të vitit të kaluar, libri flet për klientelën e një dyqani nusërie në Michigan.

Zaslow po merrej me historitë e njerëzve që kërkojnë kuptimin në jetën e tyre.

Librin ‘The Last Lecture’ Zaslow e ka shkruar se bashku me autorin dhe personazhin e librit Randy Pausch.

Libri u botua pak pasi Pausch vdiq nga kanceri në pankreas në vitin 2008 dhe menjëherë u bë një prej librave më të shitur në ‘The New York Times’, duke qëndruar në listë për më shumë se 100 javë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›