Ranieri: Interi po përfiton nga vendimet e vështira

Trajneri i Monacos, Claudio Ranieri, mendon se Andrea Stramaccioni po e ringjall Interin.
Ish-trajner i Nerazzurrëve thotë se skuadra italiane ka marrë disa vendime të vështira më herët këtë vit, por po shpaguhet nga ato.
“Ata kanë kuptuar se themelet e skuadrës duhej të korrigjoheshin brenda klubit. Me mua kjo nuk shkoi mirë, por unë së paku u përpoqa”, ka thënë Ranieri.