Kuqezinjtë në kor: Gabuam, por s'është fundi i botës
TIRANE- Islanda quhet një kapitull i mbyllur sa i përket fushës së blertë, por në kampin e kombëtares askush nuk e ka harruar disfatën e të premtes në mbrëmje. Humbja 1-2 ndaj një kundërshtari më modest, por tepër të fortë nga ana psikoligjike, ka bërë që Shqipëria të ketë nevojë patjetër për një fitore në ndeshjen ndaj Sllovenisë, në program nesër në mbrëmje. Në rast të një tjetër dështimi, sezoni i kombëtares kuqezi mund të quhet që tani i komplikuar rëndë, pasi mbeten vetëm dy ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë fushe. "E di që zhgënjyem ndaj Islandës, i kam lexuar komentet dhe e kam riparë disa herë ndeshjen, por nuk është se luajtëm aq keq, - ka deklaruar dje mbrojtësi Mërgim Mavraj. - Për mendimin tim ishte një humbje që nuk duhet të vinte, por duhet të pranojmë që nuk është fundi i botës. Ne krijuam shumë raste dhe ndonjëherë ishim të pafat, ndërsa ata shënuan sa herë që iu afruan portës sonë", shton ai. Për Mavrajn, një ndikim të madh patën edhe kushtet e motit, por edhe fakti që Islanda nuk është aq ekip i dobët sa flitet.
"Nuk kishim përballë një kundërshtar të keq, pasi Islanda tregoi se është mjaft e fortë. Veç kësaj, shiu na prishi të gjitha planet, sepse për një skuadër si e jona, të cilës i duhet të fitojë, ai bëhet një faktor negativ", thotë mbrojtësi kuqezi. ÇANI Ai dhe Sadiku ishin padyshim notat më pozitive të ndeshjes Shqipëri-Islandë, në program të premten në mbrëmje. Edgar Çani realizoi golin e barazimit për kuqezinjtë dhe luftoi për çdo top, duke u kthyer në një rrezik permanent për mbrojtjen islandeze. Duke folur dje para gazetarëve, Çani përsëriti atë që kanë thënë të gjithë gjatë këtyre ditëve: Shqipëria ka probleme të mëdha në organizimin e lojës. "Mendoj se e bëra pak a shumë detyrën, duke shënuar një gol, por loja e Shqipërisë është e tillë. Ndaj Islandës, përveç golit, nuk mora asnjë pasim tjetër dhe për ne sulmuesit kjo nuk është situatë e lehtë", deklaroi Çani. Ai pritet të konfirmohet titullar edhe kundër Sllovenisë, një ndeshje që tashmë duhet fituar për të lënë pas zhgënjimin. Gjithsesi, ballkanasit mbeten një skuadër më e fortë se Islanda dhe me të cilën Shqipëria nuk ka patur kurrë fat. "Është një ndeshje e fortë, por ne duhet të reflektojmë, - deklaroi Edgar Çani. - Duhet të japim gjithçka, që të marrim një rezultat pozitiv dhe me këtë nënkuptoj fitoren", shton sulmuesi i përfaqësueses. Në fakt, ndeshja ndaj Sllovenisë pritet të sjellë akoma më shumë probleme sa i përket terrenit, pasi shiu i këtyre ditëve e ka rënduar së tepërmi fushën e "Qemal Stafës". Sllovenët ndërkohë janë të uritur për pikë dhe me fitoren 2-1 ndaj Qipros, duket se e kanë lënë pas momentin e keq.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)