Ranieri: Interit iu deshën shumë vite për të fituar
Torino - Klaudio Ranieri është një tjetër personazh që i bashkohet deklaratave të para ndeshjes gjigante mes Juventusit dhe Interit. Trajneri i Juventusit në këtë takim kërkon fitore për të mbajtur lart prestigjin e “Zonjës së Vjetër”.
Në fillim Ranieri thumbon presidentin e rivalëve, duke thënë: “Masimo Morati është presidenti i cili shpenzon më shumë para se të gjithë në Serinë A. Megjithatë, Interi i kaloi dhjetë vite pa fituar asgjë. Pra, titujt nuk i sjellin vetëm paratë”.
“Dëshirojmë që me këtë ndeshje të fitojmë prestigj, por edhe disa pikë në tabelë. Kemi menduar shumë për derbin, prandaj duhet ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë”, përfundon Ranieri deklaratën e tij për “Sky Sport Italia”.
Super ndeshja Juventus-Inter do të zhvillohet të shtunën në orën 20:30. Interi udhëheq kampionatin italian me 73 pikë, ndërsa Juventusi ndodhet një vend më poshtë me 10 pikë më pak.