Murinjo: Del Piero, turp për “Topin e Artë”
Milano - Hoze Murinjo i është përgjigjur deklaratave të Aleks del Pieros në prag të super ndeshjes Juventus-Inter. “Del Piero duhet ta ketë zili Interin për diferencën prej dhjetë pikësh që ka nga skuadra e tij”, deklaron trajneri i Interit.
Lidhur me anën personale të vetë Del Pieros, Hoze Murinjo e kritikon atë që nuk ka arritur dot kurrë të fitojë një herë “Topin e Artë”.
“Ai ka të drejtë të flasë për të kaluarën e tij. Del Piero ka bërë gjithçka për Juventusin, por turp për të që nuk e ka fituar Topin e Artë”, thekson Murinjo.
Reagimi i trajnerit portugez vjen pas deklaratave të kapitenit legjendar, Aleks del Piero, i cili pati deklaruar se nuk e ka zili ekipin e Interit për diferencën e madhe që ka me Juventusin.
Lidhur me ndeshjen e nesërme Hoze Murinjo u shpreh se shkon në Torino vetëm për të marrë fitore. Ai deklaroi edhe një herë se skuadra e tij e meriton titullin kampion në Itali.