E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri, "dhëmbë për dhëmbë" me Mourinjon

“E kuptoj, ai nuk është gjendur asnjëherë në situata të tilla. Është shumë e lehtë të kalosh nga Abramoviçi te Morati...”, u shpreh trajneri italian në konferencën e sotme për shtyp. Megjithatë, sipas tij, Mourinjo lëshon deklarata të tilla për të motivuar ekipin e tij për dy sfidat e rëndësishme që ka përpara.

Duke iu rikthyer edhe një herë humbjes në minutat e fundit ndaj Panathinaikosit në Athinë, Ranieri theksoi: “Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në fushën tonë. Duam të ecim në Europë, ky është një nga objektivat tanë”. Por më parë është Katania: “E mundëm në Kupën e Italisë, por tani ata janë një skuadër tjetër. Do të jetë e vështirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›