E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zakeroni sheh dritë: Po përmirësohemi

“Kemi rigjetur kompaktësinë. Po e marrim veten nga java në javë. Por nuk mund të them se kemi dalë plotësisht nga situata e vështirë”, nënvizoi Zakeroni në konferencën e sotme për shtyp. Trajneri i “Zonjës” është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka përballja e radhës në kampionat ndaj Bolonjës në transfertë.

“Duhet të jemi të përqendruar. Ata janë një skuadër e rrezikshme, kanë një raport midis rasteve të krijuara dhe golave të shënuar që nuk e ka asnjë skuadër tjetër në Serinë A. “, pohoi numri një i stolit bardhezi. Në fund përgjigja për Mourinjon: “Nuk jam opinionist dhe federata nuk më ka dhënë mandatin për të vendosur se kush është e drejtë e kush është e gabuar”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›