Korçë, policia dhunon një 21-vjeçar për shkaqe banale
Daniel Islami, 21-vjeç, i komunitetit romë, është rrahur nga një polic civil brenda komisariatit. Sipas dëshmive të tij, ai kishte parakaluar në mesnatë forcat e rendit.
Për këtë arsye, sot paradite policia e ka marrë nga puna, me justifikimin e një verifikimi, ndërkohë që atje është rrahur nga uniformat blu. Për ngjarjen ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Korçës, Bernard Çaushaj tha se po shqyrtohet rasti dhe se do të merren masa ndaj policit që ka shkaktuar dhunën.
I riu gjendet në spital rajonal të Korçës, në terapi intensive nga mjekët.