E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri kerkon perforcime

Trajneri i Juves, Ranieri, ka konfirmuar hipotezen se nje lojtar do te mberrije menjehere. "Na eshte larguar nje lojtar, ndaj duhet te mberrije nje tjeter. Po kalojme nje moment te vecante, ndaj duhet te tregojme se jemi te bashkuar". Ranieri eshte i ndergjegjshem se ky eshte nje moment mjaft delikat per Juven, duke pare demtimet e shumta, ndaj skuadra duhet te qendroje e bashkuar dhe te perkushtohet me shume se zakonisht Sampdorias, sikurse tha edhe Del Piero pak dite me pare. "Cdo skuader gjate harkut te vitit kalon momente te vecanta, shpjegoi trajneri. Momenti yne mberriti tani dhe ndaj duhet te tregojme se jemi te bashkuar dhe te vendosur. Jam dakord me mendimin e Aleksit, i kemi bere skeptiket te ndryshojne mendje, por duhet te vazhdojme te permiresohemi. Njerezit na kane qendruar prane, sepse kjo skuader eshte si nje femije qe po meson te ece; tifozet tane na kane mbeshtetur gjithnje, sepse e kane kuptuar se cfare sakrificash po bejme per ta ringjitur Juventusin sa me lart".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›