E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Mancini synon Ronaldinjon

Deri tani eshte folur gjithnje per Ronaldinjon si objektiv i Milanit, por Roberto Mancini e shtyn drejt skuadres tjeter te Milanos, tek Interi. "Perpara disa kohesh, pata thene se Interi ishte duke e marre dhe askush nuk na besoi, madje filluan te gjithe te qeshnin", tha Mancini. Trajneri ka besim se kjo blerje e madhe mund te realizohet: "Nuk ekziston problemi i perfshirjes ne grup, ai eshte nje kampion qe ben thuajse gjithnje diferencen".
Zerat per pakenaqesite e brazilianit karshi Rajkardit dhe mjedisit katalan jane tashme ne rendin e dites, por deri me sot te gjitha rruget conin te Milani, pasi Berluskoni dhe Galiani e kishin deklaruar shume here se e enderronin ardhjen e tij ne "San Siro". Por ja qe mund te mberrije ne anen tjeter te Duomos, ku Masimo Morati nuk e ka pasur kurre problem te beje ndonje sakrifice ekonomike per t'i garantuar tifozeve dhe trajnerit kampin e te medhenj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›