Rikthehet argjentinasi, Leo Mesi
Argjentinasi, Lionel Mesi, ka rreth 5 jave qe nuk eshte aktivizuar, por tashme eshte pjese e 18 te lojtareve qe ka marre Frenk Rajkardi per ndeshjen ndaj Santanderit. Ai ka pasur nje demtim muskulor ne ndeshjen me Valencian, te cilen e fituan 3-0. Ndeshje e zhvilluar me 15 dhjetor. Nderkohe edhe ne ndeshjen e sotme, ai ka shume mundesi qe ta filloje nga pankina. Edhe Oleguer i eshte bashkuar skuadres pas nje demtimi qe ka pasur. Blerja e re Hoze Manuel Pinto do te zevendesoje te riun Oier Olazabel, si zevendesuesi i portiereve. Deko eshte nje tjeter emer i rikthyer ne loje, pasi ka zhvilluar ndeshjen e pare ne ndeshjen e mesjaves ndaj Seviljes. Ky i fundit pritet qe ta filloje ndeshjen e sotme qe nga minuta e pare. Ronaldinjo serish nuk do te jete ne ndeshjen e sotme, edhe pse presidenti Joan Laporta bashke me trajnerin Frenk Rajkard e kane mbeshtetur dhe kane deklaruar se eshte ne fazen e fundit te rikuperimit. Mediat spanjolle vazhdojne te kembengulin se, pas ketij qendrimi te gjate jashte fushes se lojes, fshihet dicka tjeter pervec formes se tij jo te mire. Megjithate, asgje nuk dihet.