Ranieri për Muronjon: Kështu është stili i Interit
Torino - Tekniku i Juventusit, Klaudio Ranieri, i cilëson si tepër normale akuzat e Hoze Murinjos, pasi, sipas Ranierit, këto akuza janë në stilin e Interit. Murinjo i është drejtuar të gjithë aktorëve në Serinë A, duke i quajtur ata “prostituta intelektuale”. Por, Ranieri në anën tjetër nuk i përfill fare deklaratat e trajnerit portugez.
“Nuk më bezdisin fare deklaratat e Murinjos, -deklaron trajneri i Juventusit, Ranieri. Është diçka personale, dhe kur të takohem me të do të sqarojmë ato që kemi dashur të themi. Unë dua të them se deklaratat e Murinjos janë në stilin e Interit ”.