E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio fiton përballjen e parë me Juventusin

Romë - Juventusi është përballur me humbjen 1-2 në ndeshjen e parë me Lacion për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Torinezët ishin të parët që shënuan në portën e kryeqytetasve të Lacios me Markionin në minutën e 34-t. Në minutat e mbetura të pjesës së parë Juventusi u përgjum mbas shënimit. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve.

Në pjesën e dytë Pandev dhe Broki arritën të kthenin gjithçka në favor të Lacios me golat e tyre. Maqedonasi Pandev do të barazonte rezultatin në minutën e 20-të të kësaj pjese. Në të 33-ën i vjen radha Rokit të përshendesë për herë të dytë portën e Maningerit, duke i dhënë Lacios fitoren 2-1.

Ndeshja e kthimit në Torino do të zhvillohet në 22 prill. Çifti tjetër gjysmefinalist është ai mes Sampdorias dhe Interit, të cilat do të përballen sonte. Më poshtë do të paraqesim të dhënat e takimit Lacio-Juventus, bashkë me përmbledhjen në video nga Rai Uno.

Lazio-Juventus 2-1

LAZIO (4-4-2): Muslera; Lichtsteiner (35' pII De Silvestri), Siviglia, Cribari, Kolarov; Manfredini (9' pII Mauri), Ledesma, Matuzalem, Foggia (41' pII Brocchi); Pandev, Rocchi.

Trajner: Rossi

JUVENTUS (4-4-2): Manninger, Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko (15' pII Marchisio), Tiago (25' pII Poulsen), Nedved; Amauri (35' pII Trezeguet), Iaquinta

Trajner: Ranieri

Shënues: 34' pt Marchionni (J), 20' st Pandev (L), 33' st Rocchi (L)

Gjyqtar: Tagliavento

Të verdhë: Matuzalem (L), Iaquinta (J), Grygera (J), Sissoko (J), Chiellini (J), Marchisio (J), Rocchi (L)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›