E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo, Daja: Një fitore shumë e rëndësishme

“Ishte një udhëtim i gjatë në Evropëm pavarësisht se nuk e mbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani duhet ta hedhim pas dhe të fokusohemi te kampionati”. Kështu e ka nisur intervistën e tij për “Super Gol”, zv-trajneri i Dinamos, Glen Daja pas fitores 1-0 përballë Skënderbeut në javën e dytë të “Abissnet Superiore”.

“Sot morëm një trepikësh mjaft të rëndësishëm.  Ishte shumë e vështirë, sepse të vish nga një ndeshje 120 minuta me Pafos dhe mungesat si Aliji, na sollën vështirësi”.

“Lodhja ndikon, koha e rikuperimit ka qenë shumë e shkurtër. Nuk kishim freskinë e duhur për ato pasimet kyçe. Manovra mendoj se funksionoi, por bënim gabime të thjeshta në pasime”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›