Raport mbi cilesine e ajrit

Sipas Shoqates amerikane te mushkerive me shume se gjysma e njerezve ne Shtetet e Bashkuara thithin ajer qe mund te kercenoje shendetin e tyre. Kjo organizate jo qeveritare leshoi keto dite raportin vjetor mbi cilesine e ajrit ne qytetet amerikane.
Raporti mbi gjendjen e ajrit tregon se 533 e popullsise amerikane - me shume se 165 milion njerez - jetojne mes nje ajri te ndotur qe shpesh eshte shume i rrezikshem. Nenkryetarja e Shoqates se Mushkerive Janice Noland thote se ndotja e ajrit ka shume burime.
Automobilet dhe elektriciteti jane dy nga burimet e ndotjes per shkak te djegies se karburantit dhe qymyrit.
Raporti rendit 25 zona te medha metropolitane me cilesi te keqe ajri. Shume qyteteve ne kete te ashtu-quajtur lista e zeze- jane ne shtetin e Kalifornise.
Kalifornia eshte shtet i madh ka shume levizje makinash e shume porte detare. Edhe pozita gjeografike e Kalifornise bene qe ajri te mos levize shume dhe te mos shtyhet nga ererat.
Qyteti Honolulu ne Hawaii dhe Santa Fe ne New Mexico jane ne krye te listes se qyteteve me ajer te paster.
Per renditjen e zonave sipas cilesise se ajrit raporti bazohet ne dy llojet me te zakonshme te ndotjes se ajrit nivelet e ozonit dhe grimcat ne atmosfere.
Ozonit eshte nje gaz i padukshem qe gjendet ne atmosferen e larte dhe qe mbron token nga shume rrezatimeve te demshme ultravjollce te diellit. Por ne atmosferen e ulet ku njerezit marrin fryme ozoni eshte i demshem.
Kur grazrat e cliruar nga automjetet apo nga objektet industriale bashkohen me oksidet e azotit ne atmosfere ato krijojne ndotje ozoni e njohur edhe si smog.
Ozonit eshte me i perhapur por ndotja nga grimcat eshte vdekjeprures.
Keto grimca jane shume te vogla te ngurta dhe grimca te lengeta kimikatesh te ndryshme qe rrine pezull ne ajer. Ndotja nga grimcat shihet kryesisht ne qytetet e medha si Chicago New York dhe Detroit me termocentrale qe punojne me qymur dhe ne zonat me trafik automjetesh te renda transporti.
Ndotja e ajrit mund te shkurtoje jeten per shume arsye.
Rreth 13 milion njerez ne SHBA vuajne nga astma nje semundje kronike e rrugeve te frymemarrjes. Ndotja e ajrit keqeson astmen. Njerezit me kushte te tjera te renda shendetesore si semundjet e zemres - jane gjithashtu me shume ne rrezik te vuajne nga ajri i ndotur.
Cilesia e dobet e ajrit gjithashtu do te thote kosto me te larte per kujdesin shendetesor. Paul Billings drejton politiken kombetare te Shoqates Amerikane te mushkerive.
Ndotja e ajrit vret. Dhjetra mijera njerez ne SHBA vdesin para kohe cdo vit per shkak te nivele te larta te ndotjes nga grimcat ose bloza dhe ozoni.
Edhe pse raporti perfshin vetem Shtetet e Bashkuara ndotja e ajrit eshte nje shqetesim nderkombetar. Paol Billings thote se ne qytetet e medha si Pekini dhe Mexico problemi eshte i rende
Ne fakt ne SHBA nese ne nuk do te ishte Akti i Ajrit te Paster niveli i ndotjes ne Amerike do te ishte shume me i larte.
Ky akt i miratuar ne vitin 1970 autorizon qeverine qe te caktoje standarte kunder ndotjes se ajrit megjithe rezistencen politike dhe te korporatave qe shpesh e bejne kete Akt te veshtire per tu zbatuar.