Ndahet nga jeta nje nga grate me jetegjata shqiptare

Ne Nju Xhersi u nda nga jeta nje nga grate me jetegjata shqiptare. Demire Durollari ishte 115 vjec dhe nje deshmitare e rralle e zhvillimeve me te rendesishme te botes shqiptare gjate me shume se nje shekulli.
Zonja Durollari lindi ne Hudenisht te Pogradecit me 14 shtator 1895 ne nje familje patriotesh. Ne vitin 1949 ajo u arratis nga Shqiperia komuniste dhe jetoi 20 vjet ne Shkup. Pas nje qendrimi ne Itali u vendos ne Shtetet e Bashkuara.
Zonja Durollari gezonte vazhdimisht shendet te mire dhe me hapjen e Shqiperise ajo eshte kthyer atje disa here.
Ne intervistat per mediat ajo ka thene se sekreti i saj i jetegjatesise ka qene ushqimi ajo hante shume peshk dhe bulmetra nuk konsumonte as duhan as alkool.
Zonja Demire Durollari le pas tre femije. Varrimi i saj behet sot ne Nju Xhersi.