E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raport per antisemitizmin ne Gjermani

Te rinjte e perdorin sot fjalen cifut si nje sharje normale edhe pse ai qe shajne nuk eshte ndonje cifut. Edhe thirrja Ti je per Auschwitz eshte sot nje fyerje e zakonshme. Keshtu thuhet ne raportin mbi antisemitizmin ne Gjermani perpiluar prej nje grupi ekspertesh te ngarkuar nga qeveria federale gjermane. Raporti u pergatit per Bundestagun gjerman. Me kerkese te Parlamentit shkencetaret duhet qe te japin ne te ardhmen informacione te rregullta mbi antisemitizmin ne Gjermani.

Nje nga perfundimet e raportit te tyre te pare eshte se qofte ne nje rreth privat te mbledhur per nje birre ne pijetore qofte ne oborrin e shkolles ne stadium apo ne blogjet e internetit - sharjet dhe fyerjet e perditshme jane pjese integrale e horizontit te pervojes se hebrenjve qe jetojne ne Gjermani. Edhe pse zyrtarisht antisemitizmi nuk eshte me pjese e kultures politike demokratike te Gjermanise ky ne Gjermani eshte shume i pranishem. Rreth 20 perqind e popullsise jane antisemite latente.

Nje nder pese vete eshte antisemit latent

Grupi i studiuesve nder te cilet bejne pjese historiani nga Londra Peter Longerich dhe drejtori i Shkolles se Larte per Studime Hebreje ne Heidelberg Johannes Heil bazohen ne nje sere studimesh demoskopike te viteve te kaluara. Bartesi me i madh i ideve antisemite vazhdon te jete kampi i ekstremisteve te djathte.

Bildunterschrift Varreze hebreje ne Rauischholzhausen Marburg

Sipas te dhenave te policise 90 e rasteve te shkeljeve te ligjit per vepra me sfond antisemit jane kryer prej perfaqesuesve te ketij kampi. Fjala eshte per hedhje parrullash antisemite demtimin e varrezave te hebrejve apo edhe nje numer plagosjesh. Ekspertet theksojne ne lidhje me kete se pershtypja e krijuar edhe prej mediave se pjesa me e madhe e sulmeve antisemite kryhen prej arabeve apo muslimaneve nuk eshte e drejte.

Po ashtu ne raport thuhet se edhe ne shkolla problemi i antisemitzimit duhet te trajtohet jo vetem i lidhur me historine gjermane dhe periudhen naziste por edhe me format aktuale te antisemitizimit.

Raportet mes kishave te krishtera dhe judaizmit

Ne raportin per antisemitizmin ne Gjermani behet fjale edhe per marredheniet dhe raportet mes kishave te krishtera dhe judaizmit. Ne raport thuhet nder te tjera se kishat nuk bejne sa duhet per tiu kundervene urrejtjes ndaj hebrejve ne radhet e tyre. Megjithate theksohet edhe se ajo qe predikohet zyrtarisht ne kisha nuk ofron asnje lloj baze per antisemitzem. Ne kete studim shtrohet pyetja nese ne radhet e kishes behet vertet sa duhet ne lidhje me perballjen kritike me traditen e krishtere te antisemitizmit dhe nese dialogu mes te krishtereve dhe hebrejve shkon deri ne baze pra ne radhet e pjesetareve dhe e besimtareve te thjeshte te kishes. 

Bildunterschrift Sinagoga e Pocdamit

Rabini Walter Homolka i vleresoi si te frikshme rezultatet e raportit te qeverise federale per antisemitizmin. Homolka u beri thirrje krereve drejtues te kishes ta shprehin vazhdimisht perpara komunitetit te tyre interesin e tyre per judaizmin dhe te bejne te qarte se  marredheniet mes te krishtereve dhe hebrejve jane te rendesishme. Kjo do te thote qe judaizmi i sotem te merret seriozisht ne diversitetin e tij. Ne kemi nevoje urgjente per fusha te perbashketa angazhimi per sherimin e botes - tha rektori i kolegjit Abraham Geiger prane Universitetit te Potsdamit. Ai shprehu keqardhjen qe dialogu ne mes hebrenjve dhe te krishtereve ka qene deri tani i kufizuar vetem ne punen e disa komisioneve.

Autor Bernd Grler
Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›