E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me cfare do te merret Berluskoni tani

Kur Silvio Berluskoni festoi disa jave me pare 75 vjetorin urimi qe i beri udheheqesi i opozites Pierluigi Bersani ishte i shkurter dhe i sakte. Do te ishte mire qe te shkonte te pushonte pak tha Bersani per kryesministrin. Pas kesaj fundjave 12./13.11. Berluskoni do te kete kohe te mjaftueshme per ta bere kete. Por kerkush nuk do te imagjinoje Berluskonin si person privat qe i kalon ditet e pleqerise ne vilen e tij ne Sardenja i shoqeruar nga familja ose nga shoqeruese simpatike ne moshe te re. 

Ai eshte genjeshtar i madh thote gazetari Marco Travaglio i cili dyshon ne doreheqjen e Berluskonit. Nese jep vertet doreheqjen atehere ai do te mundohet te siguroje bizneset e tij. Nese del nga politika ai do te mendoje si te mbroje veten nga proceset dhe kryesisht si te mbroje sipermarrjet e tij te cilat nuk i kane punet dhe aq mire aktualisht. Bildunterschrift Silvio Berlusconi

Sipermarrjet e Berluskonit vuajne nen krizen qeveritare. Diten e merkure 9.11. kur pasiguria ishte shume e madhe sipermarrja e tij Mediaset humbi ne burse 98 perqind. Silvio Berluskoni mund te behet serish sipermarres kjo eshte nje teori e mundshme e cila i pershtatet imazhit te tij sepse ai nuk e ka pare veten kurre si politikan. Tre nga sipermarrjet e mia jane ne burse e cila eshte duke me groposur perdite. Une e di cfare eshte duke ndodhur ne tregje.

Silvio Berlusconi mbetet kryesisht sipermarres mediash nepermjet kanaleve televizive dhe gazetave ai do te vazhdoje te ndikoje shume mendimin publik italian. Kete e deshirojne te pakten ata qe ndodhen afer Berluskonit politikisht. Si pershembull gazetari i tij i preferuar moderatori Bruno Vespa. Nese do te kemi tani nje qeveri kalimtare atehere do te jete ai qe do te jape sinjalin e nisjes. Pastaj do te vije eminenca gri. Ai nuk do te largohet nga politika. Bildunterschrift Silvio Berlusconi

Ka mundesi qe ai te vazhdoje te jete politikisht aktiv per shembill si deputet i thjeshte apo si senator i perjetshem ne menyre qe te siguroje imunitetin per pjesen tjeter te jetes. Sepse kunder Berluskonit jane duke u zhvilluar aktualisht tre procese nje i katert eshte duke u pergatitur. Por juristet jane te nje mendimi se ne asnje prej proceseve ai nuk kercenohet seriozisht me heqje lirie sepse edhe nese ai eshte me 75 vjec i moshuar per kete.


Autor Tilmann Kleinjung/ Aida Cama

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›