Prioritetet qe po mbeten ne hije

Vertetesia e akuzave natyrisht nuk eshte atribut i Presidentit dhe as i partive politike ajo eshte atribut vetem i drejtesise dhe organeve qe parashikon Kushtetuta. Fushata e akuzave dhe kunderakuzave nuk eshte me ceshtje e partive eshte ceshtje e Shtetit e demokracise dhe e sistemit tone politik. Sepse ky zhvillim i ri po le ne hije prioritetet politike qe duhej te kishte qeverisja dhe politika ndaj qytetareve dhe shoqerise dhe nga ana tjeter nuk mund te mos lere pasoja ne imazhin e demokracise Shtetit dhe te vete Shqiperise ne raport me partneret tane nderkombetare
Nga Bamir Topi
President i Republikes
English Version Below
Se pari me lejoni te shpreh gezimin tim te madh te vleresoj dhe te
falenderoj Parlamentin Evropian per vendimin historik i cili i hap rruge
levizjes se lire te shqiptareve kesaj aspirate te thelle e te gjere te
popullit shqiptar dhe te institucioneve te tij perfaqesuese.
Jam ketu me cilesine e Presidentit te Republikes per te shprehur edhe
shqetesimin tim mbi disa zhvillime politike te koheve te fundit te cilat kane
te bejne jo vetem me aktoret politike por me shtetin demokracine dhe
interesat e publikut te gjere dhe te qytetareve. Sic bashkerisht kemi
konstatuar prej muajsh retorika politike ne Shqiperi po dominohet nga akuza e
kunderakuza midis politikaneve zyrtareve dhe medias. Aktoret politike te
perfshire ne kete debat po furnizojne cdo dite publikun me dokumente dhe te
dhena te pretenduara per inkriminimin e pales tjeter.
Vertetesia e akuzave natyrisht nuk eshte atribut i Presidentit dhe as i partive
politike ajo eshte atribut vetem i drejtesise dhe organeve qe parashikon
Kushtetuta. Fushata e akuzave dhe kunderakuzave nuk eshte me ceshtje e partive
eshte ceshtje e Shtetit e demokracise dhe e sistemit tone politik. Sepse ky
zhvillim i ri po le ne hije prioritetet politike qe duhej te kishte qeverisja
dhe politika ndaj qytetareve dhe shoqerise dhe nga ana tjeter nuk mund te mos
lere pasoja ne imazhin e demokracise Shtetit dhe te vete Shqiperise ne raport
me partneret tane nderkombetare.
Ne keto rrethana me pergjegjesine e Presidentit te Republikes shpreh
shqetesimin per kete situate dhe per gjetjen e rrugezgjidhjeve te shpejta
transparente dhe te besueshme. Une pershendes cdo deklarate qe nxit dhenien e
drejtesise dhe shpreh vullnet bashkepunimi real me organet e ligjit.
Une jam ketu per te konfirmuar mbeshtetjen time te deritanishme dhe te
metejshme ndaj Prokurorise se Pergjithshme Inspektoratit te Larte te
Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive Kontrollit te Larte te Shtetit dhe cdo
institucioni tjeter kushtetues e ligjor qe ka per detyre mbrojtjen e ligjit dhe
dhenien e drejtesise.
Jam gjithashtu ketu per tu kerkuar edhe nje here ne menyre publike ketyre
institucioneve qe ne emer te interesave madhore te vendit te rendit kushtetues
dhe pergjegjshmerise demokratike te veprojne pa vonese me kurajo me
transparence e profesionalizem per te trajtuar me te gjithe seriozitetin e
duhur cdo akuze reciproke te aktoreve politike cdo denoncim publik zyrtar e
mediatik dhe brenda nje limiti kohor te caktuar te informojne publikun
shqiptar mbi te vertetat e tyre. do politikan zyrtar nepunes e sipermarres
qe ka abuzuar me ligjin pavaresisht statures politike e publike duhet te
perballet me ligjin. Ky eshte parimi i shtetit te se drejtes ky eshte
lajmotivi per nje demokraci te shendoshe te besueshme dhe funksionale.
Shqiperia ndodhet ne nje faze mjaft te rendesishme ne rrugen drejt integrimit
ne Bashkimin Evropian. Ne kete interes vital kombetar nuk mund te behet pengese
asnje individ ose grup individesh qofshin keta politikane zyrtare apo
perfaqesues te drejtesise.
Ne emer te ketij interesi madhor jam ketu per ti apeluar te gjithe klases
politike sidomos partive politike te perfaqesuara ne parlament qe me
konsensus te gjere ose me nisma individuale te bejne te mundur heqjen e
pengeses se imunitetit parlamentar per te gjithe deputetet.
Ftoj parlamentin qe me konsensus dhe pergjegjshmeri perpara vendit te
bashkepunoje per nderhyrje te menjehershme qofshin keto dhe kushtetuese per
heqjen ose kufizimin e imunitetit edhe per nje kategori te gjere zyrtaresh sic
jane organet e drejtesise dhe drejtuesit e institucioneve te ndryshme
kushtetuese.
U kerkoj publikisht te gjithe zyrtareve te cdo niveli te bashkepunojne ngushte
dhe me korrektesi me organet e drejtesise per te mos lejuar perseritjen e
praktikave te gabuara te se kaluares kur drejtesia e mohuar ose e penguar i
mori shume vite shtetit ligjor dhe proceseve demokratizuese e integruese te
Shqiperise.
Apeloj publikisht vecanerisht klasen politike te mbeshtesin zhvillimin e nje
pushteti gjyqesor te pavarur te paanshem etik te besueshem efektiv dhe te
drejte ne Shqiperi te shmangin dhenien e opinioneve para ose gjate gjykimit
te nje ceshtjeje rreth karakterit te paleve ne gjykim fajesise apo pafajesise
se tyre apo rreth provave dhe argumenteve te paraqitura ne gjykate. Cdokush
mund te debatoje apo kritikoje publikisht korrektesine e nje vendimi gjyqesor
vetem pasi ai ka perfunduar por duhet shmangur sulmi publik i integritetit te
nje gjykatesi apo te gjyqesorit. do informacion per sjelljen apo veprimet e
paligjshme te nje gjykatesi ne menyre te menjehershme dhe zyrtarisht i duhet
referuar Keshillit te Larte te Drejtesise apo Ministrise se Drejtesise per
hetim te mundshem te metejshem.
Ne kete stad historik per integrimin euroatlantik Shqiperia ka nevoje per
vepra konkrete politike nisma konkrete ligjore antikorrupsioni dhe veprime
konkrete te institucioneve pergjegjese per te deshmuar se pushtetet
kushtetuese qe perfaqesojne direkt apo indirekt qytetaret kane moralin dhe
tagrin e duhur profesional e qytetar per te ushtruar si duhet pergjegjesite e
tyre ligjore e kushtetuese.
Mesazh pas miratimit te Raportit per liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian
English Version