E Martë, 3 Nëntor 2026

Raporti/ Autoriteti mbikëqyrës publikon gjetjet: Sistemi bankar i shëndetshëm

Banka e Shqipërisë publikoi të mërkurën deklaratën e ashtuquajtur të “kërcënimit financiar” me një dokument ligjor që publikohet në çdo gjashtë muaj si kërkesë e ligjit për këtë institucion.

Sipas kësaj deklarate, tregu bankar nuk ka identifikuar rreziqe.

Banka e Shqipërisë deklaron se në tërësi depozitat dhe kreditë u zgjeruan, por ritmet e rritjes ishin më të ulëta se në periudhat e mëparshme, duke reflektuar ndikimin e mbiçmimit të ndjeshëm të kursit të këmbimit të lekut.

Në kushtet e nivelit më të lartë të normave të interesit, cilësia e kredisë pësoi një rënie të lehtë, por kreditë me probleme mbeten sërish në nivelet më të ulëta historike.

Në tërësi, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve u paraqit i kontrolluar, banka thotë se rreziqet e kreditit dhe të tregut kërkojnë monitorim te vazhdueshëm.

Autoriteti kryesor monetar i vendit analizoi edhe zhvillimet ekonomike gjatë periudhës duke i vlerësuar ato pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe e investimeve dhe veçanërisht nga përmirësimet në bilancin të pagesave.

Vendi ka pasur rritje ekonomike, të shoqëruar me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/RTSH/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›