Raporti, BE: Shqipëria, hapa drejt integrimit

Pas raportit të publikuar nga OSBE/ODIHR Bashkimi Europian thekson se Shqipëria është tani në një pozicion më të favorshëm për të ecur përpara me proceset e integrimit evropian.
"Shqipëria është në një pozitë më të mire pas raportit të OSBE-ODIHR-it mbi zgjedhjet," theksoi Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt. Po kështu it ë njëtin mendim është edhe Komisioneri i Zgjerimit Olli Rehn i cili thekson se është dakord që Shqipëria tani ka një shans më të mirë të përparuar në proceset e saj evropiane.
Shqipëria paraqiti aplikimin e saj për kandidaturën e BE-së në prill. Ndërkohë BE-ja është shprehur gjithmonë se ajo do të merrej vetëm pas raportit të vëzhguesve të zgjedhjeve, duke shtuar se kryerja e zgjedhjeve do të ketë një ndikim të rëndësishëm në Bruksel ku do të vendoset edhe për vizat.
Sipas burimeve në Bruksel, në tetor BE-ja pritet të sigurojë një mandat për t'u zhvilluar nga Komisioni Evropian një analizë më të thellë nëse Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për një vend kandidat të BE-së .
Misioni i OSBE-ODIHR-it në raportin final për zgjedhjet e 28 qershorit theksoi se Shqipëria ka shënuar progres, por se zgjedhjet ende nuk i plotësojnë standardet ndërkombëtare.