Ndjekje si në filma, policia kap grabitësit

Policia braziliane ishte vënë pas keqbërësve, të cilët po përpiqeshin t’ia mbathin me një avion të vogël. Dikush me makinë, e dikush me armë, ekipet e policisë arritën të ndalonin avionin pikërisht në momentin që do të fluturonte. Të gjitha këto u regjistruan në video.
Ngjarja e ngjashme me atë të filmave aksion ndodhi një ditë më parë në qytetin Ribeirao Preto, në juglindje të Sao Paulos (Brazil). Grabitësit pasi kishin vjedhur një pajisje elektronike me vlerë 150 mijë dollarë tentuan ta ngarkonin në avion dhe t’ia mbathnin në Paraguai. Policët në fillim hapën zjarr drejt avionit. Por avioni nuk ndaloi. Më vijim, forcat e sigurisë, duke rrezikuar jetën, përplasën makinën e policisë me njërin krah të avionit. Avioni u rrëzua dhe kështu u kapën keqbërësit.
Në vendngjarje nuk ka pasur të vdekur ose të plagosur. Kostoja e demit të makinës së policisë është 300 dollarë. Më pas u mor vesh që grabitësit kishin projektuar avionin posaçërisht për realizimin e vjedhjes.
/Start/Aisa Kokiçi/
2011-11-03 14:42